Berisha: S’do pranojmë kurrë guvernatorë në këtë vend. Soros njeriu më i rrezikshëm i mafies politike botërore!

Diel, 06 November 2022 04:06
 
 
Berisha:Jemi përballur me njërin prej njerëzve më të rrezikshëm të mafies politike, botërore, George Soros. Ai kishte projekt asgjësimin e PD, shndërrimin e saj në një shtojcë të partisë së Edi Ramës, kjo është e vërteta. Dy ditë më parë guvernatori republikan i Floridës, De Santis, i thotë Sorosit se ti je një armik që po kërkon të shkatërrosh Amerikën, unë të shpall luftë dhe do të të shkatërroj. Ua solla këtë shembull për të realizuar vetë se në çfarë kushtesh u rithemelua dhe u ngrit fuqishëm PD. Ne jemi parti që kemi hapur Shqipërinë, jemi parti që kemi shënuar të gjitha arritjet e derisotme të saj në rrugën e integrimit, nga anëtarësimi në KiE, NATO, vizat dhe marrja e statusit të kandidatit në BE. I arritëm me vështirësi, por bëmë gjithçka që shteti të funksiononte, ekonomia të funksiononte, të drejtat të respektoheshin. U jemi shumë mirënjohës partnerëve tanë ndërkombëtarë. Nuk kemi asnjë tendencë ksenofobie, por sot dhe kurrë, e deklaroj këtu publikisht guvernatorë në këtë vend nuk do të deklarohen sa kohë të jetë Partia Demokratike në pushtet.
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...