PL, Blushi: 12 nëntori është dita e protestës kombëtare kundër vjedhjeve monstruoze

Hënë, 07 November 2022 14:43

 

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i ka bërë thirrje qeverisë që të subvencionojë shtresat në nevojë sa i takon çmimit të energjisë elektrike dhe të ndërhyjë për të ulur çmimin e lëndës drusore që përdoren për ngrohje në zonat malore.

Në një deklaratë për mediat, Blushi thekson se “heqja menjëherë dorë nga vendimi arbitrar për shtrenjtimin e energjisë elektrike për fashën mbi 800 këh, i hyrë në fuqi nga 1 nëntori, dhe që godet në mënyrë të konsiderueshme rreth 90.000 deri në 130.000 familje shqiptare, kryesisht ato të shtresës së mesme, do të ishte një tjetër masë efektive”.

 

DEKLARATA E PLOTE

 

Me afrimin e stinës së ftohtë të dimrit, 37% e qytetarëve shqiptarë rezultojnë se nuk kanë mundësi financiare të ngrohin dot banesat e tyre.

Të dhënat i përkasin një vlerësimi të realizuar nga Komuniteti i Energjisë së Europës, të bëra së fundmi publike gjatë konferencës mbi Integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, të organizuar nga Qendra Eden.

Në kushtet kur 67% e popullsisë jeton me të ardhura më pak ose deri në 5.5 dollarë/ditë, mbështesim plotësisht thirrjen e Komunitetit të Energjisë drejtuar Qeverisë për domosdoshmërinë e rishikimit të politikave të subvencionimit për energjinë elektrike për kategoritë më në nevojë, veçanërisht për familjet me ndihmë ekonomike dhe për pensionistët.

Politikat antisociale të “Rilindjes” që po zbaton pa mëshirë OSHEE duke dënuar njerëzit e varfër të ngrijnë nga i ftohti, si dhe arbitrariteti i zbatimit verbal të ligjit që shkon deri aty sa të ndërpresë energjinë elektrike për të gjithë ata që jetojnë të vetëm dhe pa të ardhura ekonomike janë të papranueshme.

I bëjmë thirrje Qeverisë të ndërhyjë menjëherë për uljen e çmimit të lëndëve drusore që përdoren për ngrohje në zonat malore dhe më të ftohta të vendit, nga Korça në Kukës, si dhe të heqë monopolet në këtë sektor që kanë dyfishuar çmimin e druve të zjarrit duke e bërë akoma edhe më të pamundur përballimin e kostove.

Heqja menjëherë dorë nga vendimi arbitrar për shntrejtimin e energjisë elektrike për fashën mbi 800 këh, i hyrë në fuqi nga 1 nëntori, dhe që godet në mënyrë të konsiderueshme rreth 90.000 deri në 130.000 familje shqiptare, kryesisht ato të shtresës së mesme, do të ishte një tjetër masë efektive.

Në kushtet e rritjes të çmimeve të naftës, produkteve të shportës dhe çdo shërbimi, është e pavend të rëndohen edhe më tej buxhetet familjare.

Është koha për të mbështetur familjet shqiptare dhe jo për t’i zhvatur ato, me para që përfundojnë për inceneratorët, koncensionet dhe tenderat sekretë.

Ndaj 12 nëntori është dita e protestës kombëtare kundër vjedhjeve monstruoze të “Rilindjes” në energji dhe kundër rrënimit të familjeve shqiptare dhe bizneseve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...