N/kryetari i PL-së: Pinoku i Tiranës dhe premtimi i pambajtur për furnizimin e kryeqytetit me 24 orë ujë

Hënë, 07 November 2022 14:45
 

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari në statusin e publikuar në llogarinë e tij në Facebook u kujton qytetarëve se si kryetari i bashkisë së Tiranës , Erion Veliaj gënjeu në fushatë të tij elektorale 2017.

Gjatë kësaj fushtate kryebashkiaku Veliaj për të justifikuar rritjen e çmimit e ujit u premtoi banorëve të kryeqytetit se do do të kenë ujë 24 orë në ditë, shkruan Braimllari.

 
 
 
 
 

’ Në qershor të vitit 2017 Erion Veliaj, në përpjekje për të justifikuar rritjen e çmimit të ujit, premtoi se brenda 5 viteve, pra më 2022, Tirana do të kishte furnizim 24 orë me ujë. Duam që brenda 5 viteve, Tirana të ketë ujë 24 orë. E morëm Tiranën me 7 orë ujë në ditë, e kemi me 14 orë dhe duam, siç kemi premtuar, nga 1 janari kur filluam këto investime madhore pasi BERZH-i na besoi kredinë e ujit, deri në fund të mandatit tjetër ne të kemi shkuar nga 14 në 24 orë ujë dhe të ndihemi të gjithë krenar që ishim pjesë e një transformimi jetësor për Tiranën, shprehej Veliaj në qershor të 2017.” 

 
 
 
 

Por ndonëse ky afat është në fund të tij, premtimi për 24 orë ujë pa ndërprerje është ende largë për tu realizuar, shton më tej në postimin e tij Braimllari.

 
 

''Jo vetëm kaq, por kryebashkiaku pinok i Tiranës e harroi këtë premtim dhe tashmë prej disa muajsh deklaron se këtë do ta realizojë në 2024. Madje pak javë më parë edhe këtë e vuri sërish në dyshim, teksa deklaroi se kjo do të varet nëse punët do ecin siç duhet.'

Braimllari e mbyll postimi duke shkruar se Tiranës nuk i duhet një kryebashkiak mashtrues që bën gjithçka për të mbajtur pushtetin, se koha e mashtrimeve ka mbaruar dhe se tani është koha e llogaridhënies.

''Tiranës nuk i duhet më një kryebashkiak mashtrues që bën çdo gjë për të mbajtur pushtetin. Koha e mashtrimeve ka marrë fund. Tani është koha e llogaridhënies.''

Postimi i plotë i Endrit Braimllarit:

Pinoku i Tiranës dhe premtimi i pambajtur për furnizimin e kryeqytetit me 24 orë ujë

Në qershor të vitit 2017 Erion Veliaj, në përpjekje për të justifikuar rritjen e çmimit të ujit, premtoi se brenda 5 viteve, pra më 2022, Tirana do të kishte furnizim 24 orë me ujë.

“Duam që brenda 5 viteve, Tirana të ketë ujë 24 orë. E morëm Tiranën me 7 orë ujë në ditë, e kemi me 14 orë dhe duam, siç kemi premtuar, nga 1 janari kur filluam këto investime madhore pasi BERZH-i na besoi kredinë e ujit, deri në fund të mandatit tjetër ne të kemi shkuar nga 14 në 24 orë ujë dhe të ndihemi të gjithë krenar që ishim pjesë e një transformimi jetësor për Tiranën, shprehej Veliaj në qershor të 2017”

Por ndonëse ky afat është në fund të tij, premtimi për 24 orë ujë pa ndërprerje është ende largë për tu realizuar.

Ndonëse çmimi i ujit u rrit, sot pas 5 vitesh kryeqyteti vuan ende mungesën e ujit dhe furnizimin me orare që në zona të caktuara nuk shkon më shumë se 10 orë në ditë, ndërsa në zona të tjera për tu furnizuar me ujë duhet të kesh depozitë dhe pompë.

Jo vetëm kaq, por kryebashkiaku pinok i Tiranës e harroi këtë premtim dhe tashmë prej disa muajsh deklaron se këtë do ta realizojë në 2024.

Madje pak javë më parë edhe këtë e vuri sërish në dyshim, teksa deklaroi se kjo do të varet nëse punët do ecin siç duhet.

Tiranës nuk i duhet më një kryebashkiak mashtrues që bën çdo gjë për të mbajtur pushtetin.

Koha e mashtrimeve ka marrë fund

Tani është koha e llogaridhënies.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...