Shtetet e Bashkuara të Amerikës po u drejtohen zgjedhjeve të mes-mandatit mes tensioneve të forta politike. Republikanët pritet që të fitojnë këto zgjedhje, duke marrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, e cila kontrollohet aktualisht nga demokratët.
Por tensione po regjistrohen edhe në gara të tjera. Kongresmeni republikan Lee Zeldin garon për guvernator në Nju Jork dhe mund të bëhet i pari hebre që drejton shtetin e rëndësishëm.
“Isha e pambrojtur. U shokova. Nuk e prisja të ndodhte diçka e tillë,” tha ajo. “Ne ishim paqësorë. Po protestonim në përputhje me të drejtën tonë sipas Amendamentit të Parë. Ne thjesht duam që zëri ynë të dëgjohet”.
Policia tha se personi që e dhunoi, në fakt po përpiqej që ta ndihmonte. Kathy Hochul, kandidatja demokrate, për të cilën kanë lobuar edhe vetë zëvendëspresidentja Kamala Harris dhe ish-kandidatja për presidente, Hillary Clinton, nuk ka reaguar.
Vetë Zeldin dënoi këtë dhunë politike dhe tha se heshtja e rivales së tij e bën atë bashkëpunëtore.