Nga Nadine Yousif, BBC
Arsyetimi i tij është se ‘ndarja e pushtetit frenon teprimet më të këqija nga të dy palët’- që do të thotë se një degë e qeverisë do të mbante tjetërn nën kontroll në një qeverisje të ndarë.
Por çfarë është në të vërtetë një qeverisje e ndarë amerikane? Dhe çfarë do të thotë një ndarje kur bie fjala te miratimi i ligjeve dhe kryerja e punëve?
Një qeveri e ndarë është ajo ku një degë e qeverisjes- Shtëpia e Bardhë, për shembull- është nën kontrollin e një partie, ndërsa një ose dy pjesët e Kongresit- Dhoma dhe Senati- janë nën kontrollin e një tjetër partie.
Disa janë mbështetës të një qeverisje të ndarë, sepse kjo do të thotë se secila palë mund të kontrollojë tjetrën, duke kontrolluar kështu masën e shpenzimeve të padëshiruara ose duke bllokuar miratimin e ligjeve të caktuara.
Por të tjerë argumentojnë se një qeveri e ndarë çon në bllokim- duke e bërë të vështirë ecjen përpara në ndryshimin e politikave, veçanërisht nëse të dy partitë janë jashtëzakonisht të polarizuara për një çështje të caktuar.
Qeveritë e ndara kanë qenë mjaft të zakonshme në SHBA që nga vitet ’70- së fundmi gjatë mandatit të Donald Trump, kur demokratët kontrollonin Dhomën e Përfaqësuesve.