Në një postim në Twitter, kryeministri ka reaguar për situatën e krijuar në Kosovë, pasi deputetët e Listës Serbe, me urdhër të Beogradit dorëzuan mandatet.
Rama thotë se me Serbinë duhet të ketë dialog të palodhur, ndërsa e sheh këtë si mundësi për të mos humbur aleatët.
Autoritetet e Kosovës janë në të drejtën e tyre të kenë rezerva për Asociacionin e Komunave Serbe dhe unë e mirëkuptoj këtë! Por i mirëkuptoj edhe aleatët kur e kërkojnë këtë me “forcë”! Prandaj duhet kërkuar një dialog i palodhur me Serbinë për të mos humbur edhe aleatët. Autoritetet e Kosovës janë në të drejtën e tyre të kenë rezerva për Asociacionin e Komunave Serbe dhe unë e mirëkuptoj këtë! Por i mirëkuptoj edhe aleatët kur e kërkojnë këtë me “forcë”! Prandaj duhet kërkuar një dialog i palodhur me Serbinë për të mos humbur edhe aleatët”, thotë Rama.
Mëngjesin e sotëm dhjetë deputetë të Listës Serbe kanë dorëzuar mandatet e tyre për shkak të vendimit për targat nga qeveria e Kosovës.