Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po shkatërron të ardhmen e kombit së pari me largimin masiv nga Shqipëria e të rinjve shqiptarë së dyti me borxhin e tmerrshëm që u vendos qytetarëve shqiptarë.
Sipas Berishës, pas 20 vitesh një fëmijë që lind në Shqipëri do të jetë borxhli me 21 mijë euro. Në këtë kontekst ky buxhet shënon një rritje tjetër të Borxhit Publik, shënon një hap të rëndësishëm në falimentimin e plotë ekonomik të Shqipërisë.
Berisha: Edi Rama po shkatërron si një fuqi e të keqes të ardhmen e këtij kombi së pari me largimin masiv nga Shqipëria e të rinjve shqiptarë së dyti me borxhin e tmerrshëm që u vendos qytetarëve shqiptarë. Pas 20 vitesh një fëmijë që lind në Shqipëri do të jetë borxhli me 21 mijë euro. Në këtë kontekst ky buxhet shënon një rritje tjetër të Borxhit Publik, shënon një hap të rëndësishëm në falimentimin e plotë ekonomik të Shqipërisë. Ju jeni dëshmitarë se aferat e Edi Ramës nga sipërmarrjet personale te vendimet personale kundër sipërmarrësve të tjerë së shpejti tejkalojnë 1 miliard euro, personale pasi borxhet e arbitrazhit tejkalojnë gjysëm miliardi euro. Procese të shumta janë në arbitrazh të garantuar me humbje 100% për mos të thënë se shiten vetë.