Nga fjala e Kryetarit të PD-së, Sali Berisha, mbi Projekt-Buxhetin e vitit 2023, që paraqitet nesër për votim në Kuvend, mbajtur sot para Grupit Parlamentar.
Berisha: "Ju garantoj se ky buxhet është një fatkeqësi e re tjetër, se prapa çdo zëri të madh qëndron një vjedhje e madhe. Këta nuk kanë të ndalur.
Por, vjedhja me Buxhetin është një vjedhje e dyfishtë, është jashtëzakonisht e keqe, prefide, se në një anë vidhen fonde dhe shpërdorohen, përfundojnë në kontot e zyrtarëve dhe qytetarët nga taksat e tyre, shohin në vitin e nëntë, pas nëntë buxhetesh, shohin punë publike absolutisht më të pakta sesa të një viti buxhetor.
Por në qoftë se shohin punë publike më të pakta se një vit buxhetor, një barrë e tmerrshme rëndon mbi shqiptarët, borxhi që qeveria merr për Buxhetin.
Edi Rama po shkatërron si një fuqi e së keqes, të ardhmen e këtij kombi, së pari me largimin masiv nga Shqipëria të të rinjve shqiptarë, së dyti me borxhin e tmerrshëm që u vendos qytetarëve shqiptarëve.
Pas 20 vitesh, një fëmijë që lind në Shqipëri do të jetë borxhi me 21 mijë euro. Me këtë kurs sigurisht, të deritanishëm. Në këtë kontekst, ky Buxhet shënon pavarësisht se sa e shpreh, shënon një rritje tjetër të borxhit publik, një hap tjetër të rëndësishëm drejt falimentimit ekonomik të Shqipërisë.
Ju jeni dëshmitarë se aferat e Edi Ramës nga sipërmarrjet personale, tek vendimet personale kundër sipërmarrësve të tjerë, së shpejti tejkalojnë një 1 miliardë. Personalet, mbasi borxhet e arbitrazhit që duhet të paguajë Shqipëria për shkak të qëndrimeve të tij të papërgjegjshme, korruptive, tejkalojnë së shpejti gjysmë miliardi euro.
Proceset të rënda shumë janë në arbitrazh, të gjitha të garantuara me humbje 100 përqind, për të mos thënë që shiten vetë.
Nuk ndodh kund në botë, që gruaja bën Avokatin e Shtetit - burri bën avokatin e palës tjetër në gjyq me shtetin! Vetëm në Shqipëri ndodh kjo, ç’ka do të thotë se Edi Rama me bandën e tij ndajnë para edhe në gjyqe.
Por ne duhet të përgatitemi dhe të informojmë opinionin publik shqiptar për të gjithë vjedhjet e mëdha që ka bërë Edi Rama dhe kabineti i tij në Buxhetin e shtetit dhe ato që planifikon me këtë Buxhet."