Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka organizuar këtë pasdite një takim me Frontin e Shpëtimit Kombëtar. Sali Berisha komentoi udhëtimet e kryeministrit Edi Rama me charter për të cilin tha se është kryeministri më i kushtueshëm në Europë. Berisha deklaroi se Edi Rama ka shpenzuar 22 mln euro për fluturimet e tij private.
“Biznesi i vogël është paguan çmimet më të lart për energjinë në Europë. Një taksë tjetër e pret në janar. Kryeministri shëtit me avion taksi me dhomë gjumi në të katër anët e globit, duke u bërë kështu kryeministri më i kushtueshëm në Europë, me një faturë prej 22 milionë eurosh, për fluturimet e tij me çarter.