Monika Kryemadhi mohoi që Lëvizja Socialiste për Integrim të ketë përfituar fonde ruse gjatë drejtimit të saj.
E pyetur nga gazetarët, Kryemadhi theksoi se asnjë nga Partia Lirisë nuk është në listën e investigimit amerikan. Sipas saj, nëse do të kishte Rama do të vinte prokurorë për të hetuar çështjen e rublave, por nuk i ka. Ajo akuzoi Ramën për lidhje të ngushta me ish-kreun e FBI-së dhe shkëmbim dhuratash për fondet ruse.
Sipas saj Rama ka tentuar ta eliminojë këtë investigim dhe lajm në media.
“Mendoj që e keni kuptuar Ramën që bërtet: “ujku, ujku dhe çakalli bën kërdinë”. PL dhe ish-LSI nuk kanë marrë asnjëherë fonde ruse. Asnjë nga PL nuk ka dalë në listën e pyetjeve të një hetimi të madh që bëhet sot në SHBA për ish-drejtorin e FBI, që akuzohet drejtpërdrejt si mik i ngushtë i zotit Rama për dhënie e marrie dhuratash që kanë të bëjnë me financimet ruse. Është një investigim i SHBA dhe Rama ka bërë shumë për ta eliminuar këtë investigim dhe këtë lajm në media për të shkëputur vëmendjen e opinionit publik, nga varfëria, nga largimi në masë i shqiptarëve. Po të kishte Rama do të vinte nja 10 prokurorë të tjerë për të hetuar çështjen e rublave por nuk i ka. Sa herë i shtrëngohet litari për inceneratorin e Tiranës nxjerr bllof mediatik”.