Deputeti demokrat Tritan Shehu ka zhvilluar një takim me kreun e CDU.
Në një postim në faqen e tij në facebook Shehu shkruan se Mbrëmë kisha një takim shumë të rëndësishëm me Z. Friedrich Merz, kryetar i CDU gjermane, politikani më influent i të djathtës në Europën e Bashkuar.
Berlin.
PD, me “fytyrën” nga Europa e Përendimi, përkrah vetëm Procesin e Berlinit e konsideron CDU mbeshtetësen e madhe.
Mbrëmë kisha një takim shumë të rëndësishëm me Z. Friedrich Merz, kryetar i CDU gjermane, politikani me influent i të djathtës në Europën e Bashkuar.
U zhvillua një bisedë miqësore, ku se pari i përcolla përshendetjet e falenderimet e Kryetarit Berisha dhe të PD për interesin e rolin thelbësor të Gjermanisë, CDU e atij personalisht ndaj Shqiperisë e Rajonit.
Më tej e informova për zhvillimet në vendin tonë e në Rajon, për problemet, rreziqet e sfidat me të cilat po ballafaqohemi.
Duke i kërkuar mbështetjen e CDU në përpjekjet tona, si dhe forcimin e rolit të saj e Gjermanisë aty, qoftë me Procesin e Berlinit, qoftë dhe me inisiativa të tjera.
E sigurova se PD mbështet vetëm Procesin e Berlinit, nismat europiane dhe i kundervihet me forcë atyre, që frynë erë për nga Lindja, si dhe çdo projekti tjetër përçarës e destabilizues.
Në bashkëbisedim u theksua vullneti i pa lekundur i PD për të qenë një faktor vendimtar në Shqipëri e i rëndësishëm në Rajon, në mbështetje të të gjithë proceseve, që forcojnë stabilitetin e paqen, duke shtyrë në rrugën e integrimit.
I kërkova Kryetarit Merz që gjithashtu të forcohet bashkepunimi ndër partiak, PD-CDU, duke i parashtruar dhe disa elemente konkretë të ketij procesi.
Gjeta mirekuptimin e tij, si dhe vullnetin për takime të tjera direkte midis dy forcave tona politike.
Ky ritakim me Z. Merz përmbylli ciklin dy ditor të takimeve të mia në Berlin.