Kryetarit demokrat, Sali Berisha, iu rezervua një pritje e jashtëzakonshme dje nga dega 4 në Tiranë.
Entuziazmi në prag të protestës së 12 nëntorit ishte shumë i madh.
Vetë Berisha shpërndau foto nga takimi, duke theksuar se protesta e 12 nëntorit do të dridhë regjimin.
“Një falenderim dhe shumë mirënjohje degës nr.4 në Tiranë për pritjen e zjarrtë në prag të një ngjarje të madhe që po e pret me padurim çdo shqiptar në Shqipëri dhe kudo që ndodhet, protestën e 12 nëntorit, protestën që do të dridhë në themele regjimin e kalbur të Edi Ramës dhe bandës që shoqëron atë,” shkruan Berisha.