Seanca maratonë në Kuvendin e Shqipërisë është shoqëruar me momente tensione, kur teknika po bëhej gati për të votuar tre projektligjet e paketës fiskale dhe Buxhetin e vitit 2023.
Pas ofendimeve të vazhdueshme Edi Ramës në drejtim të opozitës, dy deputetë të PD-së, Bujar Leskaj dhe Edi Paloka janë konfliktuar me fjalë me kryeministrin.
Teksa Rama qëndron i ulur në karrigen e tij, Paloka i afrohet për t’iu kundërpërgjigjur.
Dy deputetët demokratë, Edi Paloka dhe Bujar Leskaj i kanë kujtuar Ramës se nuk mund të flas me gjuhë rrugaçi ndaj deputetëve të opozitës njësoj siç ka bërë një ditë më parë kur i konsideroi “bedela”, “llaxore”, “të pafytyrë” etj.
I kontaktuar nga mediat, Edi Paloka deklaroi se nuk ka qenë aspak i dehur siç deklarojnë socialistët por ka dashur të çoj në vend nderin e deputetëve demokratë.
Disa nga demokratët në sallë pretendojnë se edhe kryeministri iu kundërpërgjigj me fjalor banal.
Pasi deputeti demokrat ulet në vendin e tij, Rama i drejtohet kryeparlamentares Lindita Nikolla: “A ka mundësi që këta të dy të dalin jashtë, të përjashtohen?”, ndërsa ajo i përgjigjet: “Një sekondë”.
Kujtojmë se një ditë më parë Rama lëshoi llumë prej gojës së tij ndaj deputetëve të opozitës duke i quajtur 'bedela', 'budallenj', 'të pa fe', 'llaxore' e 'të pafytyrë' dhe nuk u mor asnjë masë nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla.