Kryetar i Këshillit Kombëtar dhe njëherazi deputet i PD-së Edi Paloka ka reaguar pas vendimit të Parlamentit për përjashtimin e tij dhe kolegut demokrat Bujar Leskaj, me argumentin se të dehur kanë ofenduar kryeministrin Edi Rama gjatë seancës për miratimin e Buxhetit 2023.
Në postimin e tij në Facebook, Paloka ka theksuar se e vërteta është se Rama dhe zarbot e tij kanë përdorur metodat e dezinformimit të Sigurimit të Shtetit njësoj se koha e baballarëve të tyre, se gjoja ‘të dehur’ kanë fyer kryeministrin.
‘Pas një tjetër provokimi sot të Ramës ndaj deputetëve të opozitës, ndërkohë që seanca ishte ndërprerë, unë dhe deputeti Leskaj thjeshtë i kthyem atij përgjigjen që meritonte dhe ashtu si e meritonte’, shkruan Paloka.
Gjithashtu Paloka thekson se dy deputetët e PD-së do përjashtohen se “të dehur” paskemi fyer Ramën, po Ramën a do ta përjashtojnë që vjen i droguar në çdo seance dhe fyen jo vetëm deputetët po gjithë shqiptarët?
Postimi i plotë:
E verteta e asaj qe ndodhi sot ne seance.
Me qe , sic e kane zakon qe nga koha e baballareve dhe metodave te dizinformimit te Sigurimit te Shtetit, Rama dhe zarbot e tij , sajuan sot per mua dhe kolegun Leskaj, nje histori me “te dehur” qe leshojne fyerje pa dogane ne Parlament , po sqaroj qe :
-Po, pas nje tjeter provokimi sot te Rames ndaj deputeteve te opozites, nderkohe qe seanca ishte nderprere, une dhe deputeti Leskaj thjeshte i kthyem atij pergjigjen qe meritonte dhe ashtu si e meritonte.
Nuk jemi marre me askend tjeter pervecse me nje palaço qe fatkeqesisht sot eshte kryeminister dhe mendon se mund te sillet me shqiptaret, perfshi deputetet e opozites, sikur te jene skllever te tij.
Kete pergjigje do ta marre edhe me te qarte nga gjithe ata shqiptare qe ju ka ardhur ne maje te hundes jo vetem me te zezat e ketij kryeministri por dhe me arrogancen e poshtrimin qe ju ben cdo dite.
Sa per ate justifikimin qesharak se ne paskemi qene “te dehur” kur kemi fyer Ramen , mund te bejme teste te dyja palet . Po Rames do i duhet te bej testin e droges se e di kushdo qe e njeh se nuk hyn ne asnje seance te rendesishme parlamentare pa i thithur ca viza kokaine…
Dje e ndoqen te gjithe se si ai fyeu deputetet e opozites qe ishin ne salle , praktikisht fyeu gjithe opoziten dhe jo per here te pare. Asnje reagim nuk pati ndaj tij. As edhe nje verejtje formale. Nderkohe sot kerkohet perjashtimi i deputeteve te opozites se paskemi fyer Ramen!!!
Ne do na perjashtojne se “te dehur” paskemi fyer Ramen! Ramen a do ta perjashtojne qe vjen i droguar ne cdo seance dhe fyen jo vetem deputetet po gjithe shqiptaret ?
Me 12 nentor cdo shqiptar duhet ti jap pergjigje ketij monstre!