Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka e ka nisur ditën me një mesazh për të gjithë shqiptarët duke i ftuar në protestën që zhvillon opozita ditën e meserme.
“Protesto për vjedhjen, dhunimin e poshtrimin që kjo qeveri të bën çdo ditë! Protesto kundër padrejtësive e arrogancës!, shkruan Paloka në postimin e tij.
Mesazhi i plotë:
Dil nesër e protesto ! Mjaft u ankove kafeneve! Mjaft “u revoltove” në fb!
Protesto përpara se të mendosh të largohesh. Ky është vendi ynë dhe këtu do rrisim femijët tanë.
Nuk ka nevojë të protestosh për politikanet. Protesto për vetë e për fëmijët e tu!
Protesto per vjedhjen, dhunimin e poshtërimin që kjo qeveri të bën çdo ditë! Protesto kundër padrejtësive e arrogancës!
Protesto kundër një qeverie e një kryeministri që jo vetëm të vjedh për luksin e tij përsonal, po pasi të vjedh e të dhunon edhe tallet e kërkon të të poshtrojë!
Protesto përpara se të të vijnë tek dera për të të shembur shtepinë apo biznesin; përpara se të biesh viktimë e krimit apo e policisë së krimit ; përpara se femijët e tu të mbetur pa shkollë e pa punë të marrin rrugët e emigrimit …
Protesto nëse nuk do që të trajtohesh si skllav nga qenie pa din e pa iman, pa fe e pa atdhe, bedele të pafytyrë që qëndrojne në krye të shtetit me votën qe ta kanë vjedhur ose blerë për një copë bukë e tani kërkojnë të të marrin gjithshka të ka mbetur!
Protesto nesër me 12 nëntor , ora 16.00
Protesto…