'Pezullimi i lëvizjes së lirë', KE: Ballkani Perëndimor duhet të harmonizojë plotësisht politikën e vizave me BE-në

Premte, 11 November 2022 09:11

 

Zëdhënësja e Komisionit Europian për Punët e Brendshme, Hipper thekson për DW domosdoshmërinë e harmonzimit të politikës së vizave në vendet e Ballkanit Perëndimor, me atë të BE. Shkaku: rritja e migrimit të parregullt.

DW: A do të marrë Komisioni Europian në konsideratë pezullimin e udhëtimit pa viza nga Shqipëria dhe Serbia prej Presidencës Çeke deri në fund të këtij viti? E kam fjalën për pezullimin për shkak të migrimit të parregullt dhe kontributin e këtyre dy vendeve në rritjen e numrit të migrantëve të parregullt që hyjnë në BE përmes rrugës së Ballkanit Perëndimor, (BP).

 

Anitta Hipper: Ne punojmë ngushtë me Serbinë dhe partnerë të tjerë të Ballkanit Perëndimor. Siç u theksua nga Komisioni në Këshillin e Drejtësisë dhe Çështjeve të Brendshme, muajin e kaluar, është thelbësore që partnerët e BP të harmonizojnë politikat e tyre të vizave me atë të BE-së për të siguruar një migrim të menaxhuar mirë. Serbia pritet të përafrohet plotësisht me politikën e vizave të BE. Serbia është zotuar të marrë masa të shpejta dhe ne do të vazhdojmë ta ndjekim nga afër. Komisioni po monitoron dhe ka theksuar nevojën e harmonizimit të plotë të strategjisë së vizave nga Ballkani Perëndimor në kontekstin e Raporteve të Mekanizmit të Pezullimit të Vizave, Raporteve të Zgjerimit dhe takimeve të rregullta të Nënkomisioneve për Drejtësi dhe Çështje të Brendshme.

DW: Sa shqetësuese është rritja e numrit të emigrantëve të parregullt që hyjnë në BE përmes rrugës së Ballkanit Perëndimor?

Anitta Hipper: Komisioni po monitoron nga afër situatën përgjatë rrugës së BP. Nevojitet një vigjilencë e shtuar duke pasur parasysh ardhjet në vendet anëtare të BE-së përgjatë kësaj rruge. Siç vuri në dukje komisioneri Johansson në Procesin e Pragës të zhvilluar muajin e kaluar, në 24 tetor, do të punojmë së bashku me partnerët e Ballkanit Perëndimor në 4 shtylla: arritjen e harmonizimit me politikën e vizave të BE-së, afrimin në mënyrë të koordinuar me vendet tranzit dhe me vendet kryesore të origjinës së migrantëve që vijnë në BE pas kalimit tranzit në rajon; rritjen e bashkëpunimit dhe mbështetjes së FRONTEX në Ballkanin Perëndimor: komisioni bëri dy javë më parë, më 25 tetor, propozime për mandate të rishikuara për të negociuar Marrëveshjet e Statusit, që do të lejojnë vendosjen e rojeve kufitare midis kufijve të Ballkanit Perëndimor me Shqipërinë, Bosnjë – Hercegovinën, Malin e Zi dhe Serbinë; rritjen e bashkëpunimit për kthimin dhe ripranimin: komisioni është gjithashtu i gatshëm të mbështesë më tej Ballkanin Perëndimor për të rritur kthimet, si financiarisht ashtu edhe në zbatimin e marrëveshjeve të partnerëve të ripranimit. Dhe së fundi do të forcojmë gjithashtu luftën tonë të përbashkët kundër kontrabandës së emigrantëve. BE-ja nisi një Partneritet Operacional kundër Kontrabandës rajonale me Ballkanin Perëndimor në Ministerialin e Ministrave të Brendshëm në Tiranë, një javë më parë, më 3 nëntor, për të mbështetur zbatimin e ligjit dhe bashkëpunimin gjyqësor, fushatat e informacionit, menaxhimin e kufijve, me mbështetjen financiare të BE-së dhe mbështetjen e agjensive të BE-së – për bashkëpunim ndërkufitar dhe në nivel operacional, përgjatë rrugës së BP.

DW: A mund të ndikojë rritja e emigrantëve të parregullt që kalojnë në BE nga Shqipëria dhe Serbia në procesin e negociatave të anëtarësimit në BE të të dyja vendeve?

Anitta Hipper: Ballkani Perëndimor duhet të harmonizojë plotësisht politikën e vizave me BE-në si pjesë e politikës së zgjerimit. Komisioni e ka ndjekur këtë çështje në raportin e tij vjetor për paketën e zgjerimit dhe mekanizmin e pezullimit të vizave. Ai përsëriti rekomandimet për përafrimin e plotë në paketën e zgjerimit të vitit 2022 dhe do ta bëjë këtë edhe në raportin e pestë mbi mekanizmin e pezullimit të vizave, që pritet të dalë në mes të nëntorit.

DW: A e konsideron apo jo BE ndalimin e udhëtimit pa viza në Ballkanin Perëndimor si një mënyrë efikase për të reduktuar migrimin e parregullt drejt vendeve anëtare dhe gjithashtu kërkesat e emigrantëve të parregullt për azil në vendet e BE-së?

Anitta Hipper: Përqasja jonë është të angazhohemi me partnerët e Ballkanit Perëndimor. Në fillim të muajit të kaluar, në tetor, Zëvendëspresidenti , Margaritis Schinas, vizitoi katër vende të Ballkanit Perëndimor për të trajtuar numrin në rritje të të ardhurve përgjatë rrugës së Ballkanit Perëndimor, ku theksoi nevojën që të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor të përafrojnë politikat e tyre të vizave me atë. të BE-së. Komisioneri Johansson ka vazhduar dialogun me shtetet anëtare dhe partnerët e Ballkanit Perëndimor në javët në vijim.

DW: Çfarë masash shtesë mund të ndermarrë Komisioni Europian për reduktimin e migracionit të parregullt drejt vendeve të BE, përveç një ndalimi të mundshëm të udhëtimit pa viza në Ballkanin Perëndimor?

Anitta Hipper: Rrjetet kriminale dhe kontrabandistët përfitojnë në mënyrë cinike nga dëshpërimi i njerëzve në nevojë. BE është gjithashtu i përkushtuar për të luftuar këto rrjete kriminale dhe kjo është arsyeja pse ne kemi vendosur parandalimin dhe luftën kundër kontrabandës në qëndër të përqasjes ndajmigracionit në kuadër të Paktit të Ri për Migrimin dhe Azilin. Kjo gjithashtu parashikon Planin e Veprimit 2021-2025 të BE kundër kontrabandës së migrantëve. Plani i Veprimit i BE-së kundër kontrabandës së migrantëve fokusohet në: bashkëpunimin brenda BE dhe shkëmbimin e informacionit; dukuritë e shfaqura kundër kontrabandës; bashkëpunimin më të synuar me vendet e origjinës dhe tranzitit. Puna e agjencive të punëve të brendshme në këtë kontekst është vendimtare. Plani i Veprimit zbatohet përmes punës së përbashkët të EUROPOL-it dhe Qendrës së tij Evropiane për Kontrabandën e Migrantëve, FRONTEX, EUROJUST dhe Agjencisë së BE të Trajnimit për Zbatimin e Ligjit (European Union Agency for Law Enforcement Training – CEPOL). Prioriteti ynë mbetet të përqëndrohemi në bashkëpunimin praktik, operacional, në veçanti për të luftuar rrjetet e kontrabandës. Ne po ndërmarrim hapa thelbësorë në përpjekjet për të luftuar kontrabandën e migrantëve dhe po bëjmë përparim drejt arritjes së objektivave të përcaktuara në Paktin e Ri për Migracionin dhe Azilin. Në prill 2022, Komisioni i BE-së propozoi një politikë të qëndrueshme të migracionit legal, si pjesë e qasjes gjithëpërfshirëse të përcaktuar në Paktin e Ri për Migracionin dhe Azilin. Komisioni propozon rritjen e bashkëpunimit operacional në nivel të BE-së ndërmjet shteteve anëtare si dhe me vendet partnere. Pas nisjes së Partneriteteve të Talenteve* në qershor 2021, Komisioni tani po propozon një sërë hapash për t’i funksionalizuar ato me synimin për të rënë dakord për Partneritetet e para të Talenteve deri në fund të vitit 2022. Partneritetet e Talenteve janë skema lëvizshmërie për punë ose trajnim për të gjitha aftësitë nivelet e ankoruara në një bashkëpunim më të gjerë për menaxhimin e migracionit. Ne përcaktuam hapa konkretë për të funksionalizuar këto partneritete të përshtatura duke filluar me Marokun, Tunizinë dhe Egjiptin. Në diskutime dhe vlerësime të mëtejshme kemi Pakistanin, Bangladeshin, Senegalin dhe Nigerinë. Komisioni do të vazhdojë të promovojë dialogun dhe bashkëpunimin me vendet e treta të origjinës dhe tranzitit, në mënyrë që të mund të punojmë në partneritet dhe të trajtojmë së bashku sfidat e përbashkëta të migracionit.

*Partneriteti i Talenteve është një nismë e rëndësishme e KE në kuadër të Paktit të Ri për Migracionin dhe Azilin që do të ndihmojë në adresimin e mungesave të aftësive në BE dhe forcimin e partneritetetit me përfitime reciproke për migracionin me vendet e treta./DW/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...