Kryetari i PD-së, në një deklaratë për media dje, prezantoi disa nga risitë e saj, ndër të tjera, alternativën anti-krizë që propozon Partia Demokratike dhe opozita në tërësi për përballimin e situatës së vështirë ekonomike në vend.
Ka si synim madhor, rikthimin e Shqipërisë në standardet demokratike, votën e lirë. Ndëshkimin e hajdutëve të pasurive publike dhe fondeve publike, shpartallimin e krimit të organizuar me zero tolerancë ndaj tij.
Protesta, ju po e shihni, sirenat e zemërimit dhe urrejtjes ndaj kësaj qeverie, të dhimbjes, sakrificës dhe mjerimit, po ulërijnë në zemrat e të gjithë shqiptarëve në të katër anët e vendit.
Ndaj shpreh mirënjohje të pakufishme për ata që do mbushin rrugët dhe sheshet e Tiranës. Rroftë protesta. Rroftë populli opozitar,” tha Berisha.
Në profilin e tij në Fb, Berisha ka zgjedhur këtë radhë të publikojë mesazhe me video nga shtresa të ndryshme të popullatës, nga të rinj e të reja, për të mundur indeferencën, lodhjen dhe apatinë dhe zgjuar shpirtin qytetar për ndryshim të gjendjes në vend.