“Si puna ime në Kukës janë me mijëra”, dëgjohet në një mesazh me video, një baba nga Kukësi, i cili i ka përcjellë jashtë vendit të tri fëmijët e tij dhe sot është i vendosur të vijë në Tiranë që të protestojë kundër kësaj qeverie, që ia ka vrarë shpresën. “Qeveria më e poshtër”, e cilëson ai.
“Do të marr pjesë në protestë dhe jo vetëm unë, po si puna ime janë me mijëra në Kukës. Unë kam tri fëmijë që i kam rritur me mund, me djersë. Kukësi e di se kush jam. Të tre me shkollë të lartë.
"Këtu nuk ka shpresë. Dy i kam në Gjermani, një e kam në Angli. Këtu është vrarë shpresa. I bëj thirrje të gjithë popullit të Kukësit të marrë pjesë në protestë. Kjo qeveri do rrëzuar një minutë e më parë. Është qeveria më e poshtë që ka njohur historia e njerëzimit, për shqiptarët,“ shprehet i revoltuar ai.
Protesta e thirrur sot nga Partia Demokratike dhe e mbështetur nga forcat e tjera opozitare do të zhvillohet përpara Kryeministrisë në orën 16:00.