Policia ka shoqëruar një person i cili ndodhej përpara hyrjes së Kryeministrisë teksa protestonte.
Në pamjet e transmetuara nga Syri Tv, u duk qartë momenti kur efektivët e shoqëruan qytetarin me forcë.
Qytetarët janë treguar paqësorë dhe nuk kanë shfaqur kërcënim për rendin dhe sigurinë publike.Në shenjë revolte ata kanë goditur me bojë godinën e Kryeministrisë dhe kanë ndezur qirinj.