Sali Berisha tha nga sheshi i protestës para Kryeministrisë se Shqipëria është kthyer sot në vend vasal vendimet e të cilës merren në Beograd apo Ankara.
Lideri i opozitës u zotua se Shqipëria nuk do të jetë më vend vasal.
Ne u themi partnerëve tanë, se vetëm një Shqipëri sovrane, e respektuar, do mund të qëndrojë në përputhje me ligjin ndërkombëtar.
E vërteta është se në këtë mënyrë si e trajtoni ju Shqipërinë e Edi Ramës, punoni kundër miqësisë, kundër bashkëpunimit me Shqipërinë dhe shqiptarët. Sot kam një apel: në rast se duan të votojnë të lirë, të bashkohen me ne, në betejën tonë vendimtare, sepse ne jemi të betuar të bëjmë çdo sakrificë për të sjellë votën e lirë në Shqipëri. Edi Rama, mos harro traditën e shqiptarëve për liri. Nuk po t’i them sot, por merre me mend: mjerë ai që prek lirinë e tyre, mjerë ai që prek votën e tyre. Votën kurrë nuk ta falim. Çdo qytetar shqiptar, që e do shpresën, besimin te ky vend, të bashkohet me ne, kundër vrasësit të shpresës së tyre, kundër Edi Ramës", tha Berisha.