Në një fjalim para protestuesve, zoti Berisha tha se zoti Rama ishte fajtori për largimin masiv të të rinjve nga Shqipëria – gjë që e ka lënë Britaninë përballë valëve të emigracionit të paligjshëm.
“Shqiptarët sot janë një populli i gomoneve”, deklaroi ai, “sepse dikush – dhe ky është Edi Rama – ua grabiti votën, i ktheu liritë e tyre në iluzion, në një votë fiktive, vetëm që të qëndronte në pushtet. '
Në fillim të këtij muaji, zoti Rama akuzoi qeverinë britanike për diskriminim ndaj shqiptarëve me qëllimin për të shkëputur vëmendjen nga 'dështimet e saj politike'.
Ndërsa marshonin nëpër Tiranë, protestuesit mbanin një gomone me flamuj britanikë dhe shqiptarë për të ‘shprehur shqetësimin e tyre për eksodin masiv’ të të rinjve, sipas gazetarit dhe aktivistit Isa Myzyraj.
Deri në 1,200 oficerë policie,të pajisur për protestat, u vendosën për të kontrolluar turmat e shumta, pohuan mediat vendore. Megjithatë, disa demonstrues thyen kordonët e policisë për të goditur me shkelma dhe hedhur bojë në derën e Kryeministrisë.