Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka ndarë me ndjekësit në facebook pjesë nga fjalimi i tij gjatë protestës së mbajtur në Bulevardin Dëshmorët e Kombit ditën e shtunë.
Në mbishkrimin e videos Meta shkruan se prindërit e keqpaguar kurrë më nuk do të ndihen fajtor përpara fëmijëve se nuk mund të përmbushin detyrimet e tyre për t’i shkolluar.
“Kurrë më nuk do të lejojmë që prindërit e grabitur, të papunë e të keqpaguar për shkak të Qeverisë hajdute të Edi Ramës, të ndihen fajtorë pa faj përpara fëmijëve të tyre, sepse nuk kanë mundësi t’u përmbushin nevojat më minimale për shkollim dhe fëmijërinë e tyre të shëndetshme”, shkruan Meta
Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...
Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...
Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...