Berisha: Jepini fjalën opozitës ose do të flasë populli në këtë Kuvend!

E Enjte, 17 November 2022 12:51

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, i ka bërë një paralajmërim të fundit sot nga parlamenti, kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës, për tentativën e qëllimshme për t’ia hequr të drejtën e fjalës opozitës dhe për ta nëpërkëmbur e fyer në çdo rast.

 

Sapo nënkryetarja e Kuvendit e ka hapur seancën, Berisha iu drejtua me vendosmëri atij që e cilësoi si “njeriun që urren për shkak të trashëgimisë së tij prej prindërve-xhelatë, kundërshtarët politikë”:

 
 Berisha: Zonja drejtuese e seancës! Obstruksioni që ju i bëni zërit opozitar është një akt i shëmtuar që tregon frikë dhe tmerr nga e vërteta!
 
 

Nuk ka parlament në botë që pjesëton deputetë në 5-minutësh, 10-minutësh dhe 2-minutësh përveçse jush!Kjo është histori turpi, histori që nuk ka ekzistuar kurrë, standart i një njeriu që urren për shkak të trashëgimisë së tij prej prindërve-xhelatë, kundërshtarët politikë dhe ka frikë nga fjala e tyre. Jepini fund kësaj se nuk do ta tolerojmë më këtë situatë! Zbatoni rregulloren.

Ka katër muaj që shtypni të drejtën tonë për mocion dhe rezolutë.  Ka katër muaj që e mbani në sirtar në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet, rezolutën për denoncimin e genocidit komunist, serb, në Kosovë dhe e bëni me urdhër të Aleksandër Vuçiç.

Ka katër muaj që ju nuk po respektoni as të drejtat më elementare kushtetuese tonat!

Kjo situatë duhet të marrë fund në rast se doni paqe dhe stabilitet në parlament! Jemi përpjekur me durim shumë të madh, shumë të madh, të kërkojmë zbatimin e rregulloreve, të të drejtave kushtetuese. I keni shkelmuar çdo ditë.

Sot merr fund kjo! Dhe, ju garantoj ju siç u zotova më 12 nëntor, se në këtë mënyrë do të jetë populli shqiptar, populli opozitar, që do të flasë në këtë sallë!

Nuk  pranojmë ne të shkelmohemi nga askush, se nuk shkelmoi njeri. Ne vijmë këtu për të respektuar zgjedhësit tanë, po për Taulant “Sharrën” dhe Edi Ramën s’do të vinim kurrë ndonjëherë në parlament.

Na vjen turp që jemi me njerëz të tillë në parlament, po vijmë për zgjedhësit opozitarë.

Asnjë kombinacion nuk do të funksionojë më. I jap paralajmërim Edi Ramës: Mos përdor atë gjuhë që përdor me të cilën fyen çdo shqiptar. Ne këtu vijmë me fjalën, vijmë me pendën, sepse në mënyrë absolute mund të të japim çdo lloj përgjigjeje mbi tokë që ekziston. Po mos e përdor! Atë mbaje në kuzhinën tënde në Surrel! Atë mbaje në shpellat e partisë tënde të krimit, po këtu mos përdor gjuhën që përdor!“

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...