Duke folur në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, Shkullaku u shpreh se, Rama ka arritur kulmin, duke kërkuar që të mos shqetësohet, ndërsa po vjedh Shqipërinë.
Për inceneratorët kam qenë në debat me Edi Ramën dhe thoshte, si mundet të përmendësh me emra biznesmenë të nderuar që po investojnë miliona për ta bërë Shqipërinë të pastër.
Çfarë po ndodh me Portin e Durrësit, ti je me precedentë, je me karton të verdhë për këtë punë. Dhe këta nuk japin prap llogari.
Atëherë a ka të drejtë qytetari të shkojë te dera e parlamentit dhe e Edi Ramës të kërkojë llogari. Unë them që ka.
Sepse këtu është arritur kulmi, nuk ka ndodhur as në republikë bananesh, se mirë që vjedhin, por a ka mundësi të mos na shqetësoni. Ne do vjedhim, ju mos flisni, do pushoni. Por ne fjalën kemi. Opozita parlamentin ka, mediat atë që shkruajnë.
Këta po na shqetësojnë thotë, këta nuk po na lënë të vjedhin rehat, sepse janë rublat e rusëve, kanaleve të ujërave të zeza, këta janë pa din e iman, e pa atdhe, ndërkohë që atdheun e rropi, na la pa asgjë’, tha analisti Armand Shkullaku gjatë debatit në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV.