Berisha: Rikthehem suksesshëm si Steve Jobs dhe Lula

E Enjte, 17 November 2022 22:26

Kryetari i PD-së tha se këtë proces po e bën me primaret. 

Berisha tha gjithashtu se do të rikthehet suksesshëm si ish-shefi i Aple Steve Jobs dhe presidenti i Brazilit, Injaco Lula. Ky i fundit fitoi zgjedhjet presidenciale pak ditë më parë dhe u rikthye në pushtet. 
Biseda në studio:
Sejanimi: Pse sot PD-ja të flasë dhe të sqarojë të huajt. Të huajt kanë një problem kryesor. Ata thonë: ne duam që të zhvillohet demokracia. Berisha ka qenë kryeministër, ka patur akuza për korrupsion, është e vjetra, le të ikë ai dhe të vijnë ca të rinj. Po sikur ju në krye të PD-së të jeni të rrethuar nga 10-15 nga ata të rinjtë që japin një vizion tjetër për të ardhmen, kanë një gjuhë tjetër, që flasin me të huajt me gjuhën e tyre, ndoshta edhe qëndrimi i ambasadorëve dhe ndërkombëtarëve do të jetë në një dritë më pozitive. Por nëse PD mbetet e mbyllur dhe e vetmja gjë që diskututojmë jeni ju që flisni, kjo e vë në vështirësi.

Berisha: Unë kam respekt të veçantë për ambasadorët, por jo për ata që tregojnë mungesë totale respekti për vendin.

PD po rindërtohet sot mbi parimet më të drejta. Ti fole për një grup të rinjsh që duhet të jenë. Nëse duhet ë jemi të vërtetë primaret janë porta më e hapur, më dinjitoze për çdo të ri që do që të angazhohet në politikë dhe PD po e bën këtë. Kjo është forma më e vërtetë. Prandaj dhe tjetri ka ardhur nga ana e anës për të marrë pjesë në primare, prandaj edhe personalitetet po marrin pjesë në primare dhe këto janë me të vërtetë të atyre që garojnë, jo të kryetarit dhe të kryesisë. Ky është një hap, një mekanizëm, por edhe të tjerë do të ketë. Kjo është një betejë e një rëndësie jetike.

Nëse dikush mendon se do t’i diktojë këtij vendi me 1000 halle që ka se kush duhet të hyjë apo jo në parlament, kjo ndodh vetëm në ish-sistemet koloniale dhe kurrë midis vendeve të lira. Pse ndodhi? Mafie, mafie dhe vetëm mafie e Xhorxh Sorosit dhe unë e di mirë se çfarë flas, por unë mbroj interesat, sovranitetin dhe dinjitetin e vendit tim.

Sejamini: Doktor shqiptarët kanë nevojë që të dëgjojnë edhe një “këngë” tjetër, më optimiste.

Berisha: Jam plotësisht dakord, por situata është kjo. Steve Jobs e bënë copash, por u rikthye. Çfarë nuk i bënë atij. Nuk them se jam ai, por historia e rikthimit është kjo. I ndodhi edhe Injaco Lulës, që e futën në burg, por pas dy mandatesh 6-7 vjeçare sot është president i Brazilit. Pra rikthimet janë të rralla, por janë të suksesshme.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...