Buxheti per Ministrine e Jashteme eshte buxheti i varferise. bllokues, jo produktiv.
Sic jane dhe politikat e jashteme tek ne, konfuze, jashte prioriteteve tona e jo rralle kunder tyre.
Buxheti i vitit 2022 eshte 15 M$ me i ulet se i vitit 2021, qe ishte dhe ai shume i varfer.
Trupi yne diplomatik, specialistet tane te fushes jane me te nen paguarit edhe ne Rajon.
Ambasadat tona me te varferat.
Ju nuk vleresoni politiken e jashteme e njerezit e saj.
Ju mendoni se ajo mund te behet nga zyra e Kryeministrit.
Ju nuk e kuptoni se politika e jashteme ka nevoje per njerez, ide, infrastrukture e burime financiare.
Dhe ministria as i kerkon keto nga Kuvendi.
Nga ana tjeter organizimi i trupit tone diplomatik i ngjan atij te vendeve te Afrikes.
Mbi 70% e tyre dhe ambasadoreve jane jashte afatit kohor, kane deri ne 10 vite pa levizur.
Shkaterruese kjo per te gjithe sistemin sepse Ministria e Jashteme ka nevoje per levizje.
Ju hoqet 20%-shin per te mbushur trupin diplomatik me militante, nepotizem apo klientelizem.
Ju i vendosni arbitrarisht punonjesit e Ministrise e diplomatet tane nen autoritetin e “keshilltareve” te huaj, as te BE as te NATO keta.
Dhe kete e beni ne Ministri pa u konsultuar as me Komisionin e Jashtem.
Precedence e rrezikeshme kjo, qe kurre nuk ka ndodhur e nuk duhet te ndodhe.
Ju nuk respektoni premtimet ndaj partnereve, sic po ndodh me ndryshimin e mbeshtetjes per Expo 30 nga Italia tek Arabia Saudite.
Pershendesim Samitin qe do zhvillohet ne Tirane.
Falenderojme Qeverine e opoziten gjermane per insistimin ne ecjen perpara te Procesit te Berlinit.
Ky eshte e kunderta e Ballkanit te hapur te Vucic dhe fatmiresisht e hodhi ne kosh ate.