“Pse nuk rriten pagat, pensionet, ndihma ekonomike, pse nuk rriten tërë ato elementë të domosdoshëm që garantojnë një stabilitet social. Sepse rriten PPP-të, mjeti më gjakpirës ndaj këtij populli që ka instaluar Rilindja. Vetë MF në një raport thoshte para disa ditës vetëm 70 kontratat nga këto PPP-të kemi arritur të monitorojmë nga 150”, tha Meta.Ai theksoi se kemi përpara këtë projektbuxhetin aktual që po diskutohet, është përgjigjja më e gabuar ndaj krizës.“Qeveria e rilindjes në vend të rrisë pagat, pensionet. Në vend të rrisë ndihmën ekonomike, shton dhe 1 mld euro pagesa vitin e ardhshëm për 7 koncesione të reja. Vetëm segmenti Lekaj-Fier 43-44 km për të bërë zgjerim, ai është 2 herë 2, dyfishi i rrugës Lezhë-Shkodër, garanton shpejtësinë 90 km në orë, nga 44 km është vetëm zgjerim, shpronësimet janë bërë, 3-4 km gjurmë e re dhe kjo vete 360 mln euro pa TVSH. Ja këtu i çon lekët Rilindja dhe bëhet vetëm me një kompani. Kompani e përzgjedhur nga Edi Rama, jo thjesht për të bërë një rrugë, por është përzgjedhur nga Edi Rama për t’iu marrë lekët shqiptarëve, për t’i përdorur e pastruar më pas dhe te porti i Durrësit dhe projekte si ky. 

 

Të gjitha këto normalisht duhet të ishin rritje pensionesh, pagash, rritje e ndihmës ekonomike, mbështetje për bujqësinë, blegtorinë. A është normale që mësuesi në Ulqin ta ketë pagën 9900 euro dhe një mësues këtej Bunës ta ketë 4200 euro në vit.
Një kilometër rrugë më shtrenjtë se në Serbi dhe në disa raste dhe se në BE. Në kulmin e krizës vendosin taksa dhe për profesionet e lira.
Kjo është një papërgjegjshmëri dhe një masë që duhet shtyrë kur të përfundojë krizë. Rilindja i ka shpallur luftë shtresës së mesme që kur ka ardhur”, tha Meta