Tritan Shehu:Me 6 Dhjetor, nuk eshte „herezi“ te “mblidhesh ne shesh“, eshte nje e drejte qytetare!

Diel, 20 November 2022 09:03

Me 6 Dhjetor, nuk eshte „herezi“ te “mblidhesh ne shesh“, eshte nje e drejte qytetare!
Degjoj anatemime ndaj idese per tu mbledhur perseri me 6 Dhjetor, per te mirepritur e shpalosur problemet.
Me kujtojne keto sloganet e dikurshme, per te pritur me “unitet te celikte reth partise” Hrushovin apo Cu En Lai.
Reminishenca e vullnete politike per te na kthyer mbrapa, nen format e reja te autokracise.
Harojne ata, qe marin rolin e «inkuzitorit» ndaj PD, se se pari miqte, qe do vijne ne Tirane me 6 Dhjetor kane nje tjeter mentalitet e perceptim nga autokratet e tellallet e tyre per demokracine.
Ata nuk jane per «unitete» bolshevike, jane per te drejta e demokraci te cdo qytetari e aq me shume per opoziten ne teresi.
Ata jane personalitete te te vetmes demokraci reale ne Bote, asaj Perendimore.
Ata vijne pikerisht per ta shtyre ne ate drejtim demokracine tone te deformuar, e te mbushur qellimisht me orientalizma anti europiane.
Vijne edhe per te vazhduar ceremonine e «varrimit» te asaj nisme Lindore te Vucic, qe quhet «Ballkani i hapur», ku autokrati i Tiranes po na conte.
Vijne per te pershpejtuar implementimin e “Procesit te Berlinit”, TPR, etj te Brukselit, pikerisht per te na afruar me familjen tone natyrale, BE.
Per keto ndryshime te “kursit”, PD e demokratet kane nje merite te vecante, rol te pa zevendesueshem.
Prandaj kush me mire se ne do te mireprese ata lidera europiane, qe kerkojne te sanksionojne ate per te cilen ne prej vitesh po luftojme?!
Pra mos u “trembni” e as mos u shqetesoni per daljen tone ne “shesh “ me 6 Dhjetor.
Edhe dicka tjeter per “kasandrat” e asaj dite.
Do te jete nje pritje dinjitoze.
Por dhe nje shpalosje demokratike e problemeve madhore, proteste per ato me te cilat po ndeshet sot vendi yne, si pasoje e keq qeverisjes se ketij rregjimi.
Kush mund ta shprehe me mire kete se sa njerezit e bashkuar e te vendosur per demokraci, Europe e Perendim?!
Per te tilla demostrime, mesazhe, ka nevoje vendi dhe partneret tane, ne keto momente te veshtira te historise sone.
Dhe miqte e nderuar te asaj dite ne kete „gjuhe“ flasin e lexojne, jo ne gjuhen e autokrateve.
Romaket dikur thonin:
“Vox populi, vox Dei”!
Ata qe vijne dijne ta vleresojne e respektojne kete thenie te madhe.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...