Berisha i përgjigjet Ramës: Ai në çdo akt që firmos, vetëm vjedhje

Hënë, 21 November 2022 15:18

 

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, i ka kthyer përgjigje sot nga Shkodra, edhe sulmeve të Kryeministrit Edi Rama.

Berisha tha: "Përgjigja ime është, ai në çdo akt që firmos, siç tha vetë, fap, fap, fap, e bam, bam, bam, vetëm vjedh. Kjo është përgjigja ime. Ai shqiptarëve u ka paraqitur vetëm një argument që thotë; si mund të vjedhë një burrë 2 metra. Nuk ka shqiptar që e pranon një argument të tillë. Janë aferat njëra pas tjetrës që e nxjerrin Edi Ramën, hajdutin më të madh të kombit shqiptar që kur është themeluar shteti e deri më sot. E kjo është me afera, argumente e me të gjitha.

 

Vetëm me energjinë mund të ndalem. A keni parë ju gazetarë të nderuar, a keni marrë pjesë, a keni kontrolluar ju, një tender të vetëm për energjinë këto kohë? Në një kohë kur, Senad, përpara një zv/ministër në ministrinë e Energjetikës, i merrte gazetarët dhe hapte zarfet për tenderët që bëni KESH-i, i hapte zarfet para tyre. Sot çfarë ka ndodhur me KESH-in. Sot asnjë qytetar, asnjë gazetar nuk mund të kontrollojë një tender të këtij institucioni.

Si e kanë bërë. Para një viti hapën një tender për një platformë digjitale prokurimesh. Në shkurt dështoi tenderi dhe Agjencia Kombëtare e Prokurimeve Publike e shpalli të dështuar. Por çfarë ndodhi; në korrik na shfaqet si fantazmë platforma digjitale, pa askush në botë nuk e di se kush e ndërtoi. Ne e dimë.

Ajo platformë digjitale u ndërtua nga një hajdutët që merr pjesë në vjedhjen në KESH. Ajo platformë digjitale u ndërtua e tillë që ti, e asnjë gazetar në Shqipëri, asnjë qytetar në Shqipëri të mos marrë vesh kurrë se kush mori pjesë në tender dhe çfarë oferte bëri.

Pra u ndërtuar platforma digjitale e tenderave sekretë. Kjo është e vërteta. Kaq.

Për të mos thënë pastaj që janë kapur me dokumente se si kanë hapur portet e kaskadës verës, kanë shitur energjinë me 40 euro megavatin, klientelës së vet dhe këta të fundit e kanë eksportuar me 140 euro, duke ndarë së bashku jo më pak se 100 euro.

Nëse Edi Rama paska probleme të bëhet burrë dhe ti çojë në prokurori, në skapin e tij. A e kontrollon ai skapin fund e krye. Por nuk ka asgjë nga ato që thotë. Vetë është i zhytur gjer në vesh.

Opozita po bën një punë që ti tregojë shqiptarëve dhe tani shumë shpejt gjithë botës se ky njeri me vjedhjet e tij, e ka shndërruar Shqipërinë në komb gomonesh.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...