Përmbytja e Shkodrës, Berisha akuzon Ramën me Ballukun: Ndërprenë prodhimin e energjisë, që të justifikonin blerjen!

Hënë, 21 November 2022 15:10

 

Në konferencën për shtyp që Kryetari i PD-së, Sali Berisha, dha sot nga Shkodra e përmbytur, akuzoi Kryeministrin Rama dhe ministren e Energjitikës, Balluku, për akt kriminal.

“Çfarë bënë këta, zotërinj?! - theksoi ai duke iu referuar të dyve. – Këtyre u duhet të vidhnin me blerje, të vidhnin! Ndaj dhe gjoja po kursejmë energji. E vërteta është që kanë shkarkuar, pa prodhim energjie, kanë ndërprerë prodhimin e energjisë. Kanë ndërprerë prodhimin e energjisë! Sepse duhet të justifikonin blerjen e energjisë.
Ku është tjetër akti kriminal? I mirëfilltë kriminal i qeverisë?!


Ka një ligj që detyron autoritetet e KESH, të Ministrisë të informojë në kohë autoritet vendore për vendimet që merren me kaskadën. Çfarë kanë bërë këta, Rama me Ballukun?! Mbrëmë afër mesnate, kanë hapur fshehtas, tunelin e Komanit përveç portave, kanë bërë shkarkime mijëra mijëra metër kub në Vaun e Dejës, nuk kanë njoftuar për asgjë bashkinë, kanë hapur portën e Zadejës dhe kanë shkarkuar dymijë metër kub në sekondë nga porta anësore e Vaut të Dejës plus të gjitha portat e turbinave të këtij HEC dhe ka ndodhur ajo që nuk ka ndodhur kurrë. Nuk ka parë kurrë Shkodra një përmbytje të tillë të rrufeshme!”

Modifikuar më Tuesday, 22 November 2022 13:58

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...