Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha në Kuvend se me marrëveshjen e re, do të zhduket porti mijëravjeçar i Durrësit. Ai tha se shqiptarët do paguajnë edhe 2 miliardë euro për portin e ri.
“Sot, ky port asgjësohet me gjithë qindra e qindra milionë euro investime në këtë port këto 30 vite dhe më parë. Kapaciteti i tij është aktualisht 8 milionë ton mall përpunimi dhe ka arritur në 4.8 milionë. Pozicioni i tij në shekuj dhe mijëvjeçarë është përcaktuar si më i përshtatshmi për trojet arbnore,” tha Berisha.
Edi Rama, i bindur të jesh se te porti i marinës do përfundosh vetë. S’ka burg që të mban ty me këtë që po bën,” tha Berisha.