Kryetari i opozitës, Sali Berisha, deklaroi nga foltorja e Kuvendit, se kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, është akuzuar për vrasjen e avokatit Ravik Gurra.
Berisha tha se ai duhet të shkojë përpara drejtësisë.
“Shpirti i avokatit Ravik Gurra kërkon drejtësi. Ti je akuzuar për vrasjen e tij. Ne jemi të vendosur të mbrojmë të drejtat tona. Nuk mundet një i akuzuar për vrasje, një njeri i akuzuar se ka porositur vrasjen në Elbasan, të marrë fjalën këtu.
Nxirreni jashtë parlamentit, të shkojë në prokurori. Si ju duket akuza se ka porositur vrasjen e Ravik Gurrës? Shko dhe përballu me prokurorinë. Mos përdor imunitetin.
Hera e dytë që akuzohesh për vrasje,” tha Berisha.
"Je akuzuar për porositje vrasjesh dhe fshirje përgjimesh dhe bashkë me ty në parlament është shpirti i të ndjerit Ravik Gurra, që të kishte kapur në lidhje me bandat. Kaq ishte përgjigjia ime".