Meta: S'bëhet fjalë për rotacion por për ndryshim sistemi! Rama përzuri shqiptarët për bangladeshasit

Premte, 25 November 2022 08:14

 

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se zgjidhja në lidhje me situatën në Shqipëri mund të vijë vetëm nga populli. Ai u shpreh se koha e rrotacionit tashmë ka kaluar, pasi bëhet fjalë për të ndryshuar sistemin dhe për të rikthyer llogaridhënien. Meta theksoi se nga bazat e bashkëpunimit me Partinë Demokratike është rikthimi i llogaridhënies.

“Partia e Lirisë beson shumë se zgjidhja do të vijë vetëm nga populli i Shqipërisë. Jo vetëm kaq por zgjidhja nuk është vetëm një rotacion. Koha e rotacionit ka kaluar. Tani këtu bëhet fjalë për të ndryshuar një sistem dhe për ta rivendosur në themele sistemin që doli nga shinat. Këtë e garanton referendumi. Një nga bazat kryesore të bashkëpunimit me PD do të jetë garantimi i ushtrimit të referendumit nga populli shqiptar”, deklaroi Meta.


Ai shtoi se një popull që fle në demokraci zgjohet në diktaturë.

“Një popull që fle në demokraci zgjodhët në diktaturë. Nuk duhet të flemë dhe nuk duhet të zgjohemi vetëm kur padrejtësia troket te dera jonë. Kur bëhemi indiferentë i kemi hapur rrugën të keqes që të hyjë në shtëpinë e secilit. Tani hallexhinjtë e të gjithë botës i bashkojnë këtu ndërsa shqiptarët i nxjerrin nga shtëpitë e tyre me gaz. Pse kjo urrejtje për shqiptarët. Pse ku pasion për të shuajtur shtëpitë e tyre vetëm që të ndërtohen kullat e oligarkëve. Llogaridhënia dhe ndëshkimi për ata që shkelin kushtetutën është domosdoshmëri.

Shqiptarët zhyten në borxhe. Tani të rrijmë të paguajmë për kompanitë që kanë kontrata të ligjshme me Portin e Durrësit. Sepse si do bësh ti zotëri një port në kundërshtim me marrëveshjen e stabilizim asociimit. E dëgjuat çfarë tha para pak ditësh, ja sa të lumtur janë kroatët që Alabari po shkon në Kroaci. Dhe nxjerri një shkrim që kishte BIRN në vitin 2019.

Pas tre orësh nuk i zgjati fare gënjeshtra, Dolën të gjitha vendimet si e kishte rrëzuar Kroacia këtë projekt. Më falni tha se u nxitova pastaj. Nuk u nxitua ai për të bërë këto fëp e fëp për t’iua vënë shqiptarëve në kurriz. Nuk e ka problem ai t’u thotë shqiptarëve të vijnë studentë dhe bangladeshas nga jashtë. Pse duhet të vijnë që të vjedhësh ti”, deklaroi Meta.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...