Berisha: Rama - Basha, bashkë për aferën e Portit të Durrësit

E Enjte, 24 November 2022 15:18

 

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se çdo kandidat per zgjedhjet qe del nga grupi i Alibeajt, është kandidat i Edi Ramës. Ai akuzoi shefin e qeverisë se kërkon të zhdukë opozitën dhe Partinë Demokratike. Berisha tha se Kryeministri Rama dhe Lulzim Basha janë të lidhur bashkë në marrëveshjen mafioze të Portit të Durrësit.

Lideri demokrat Sali Berisha reagoi ndaj njoftimeve, sipas të cilave grupi i Alibeajt do të prezantojë së shpejti kandidatët për zgjedhjet vendore të 14 majit. Duke folur për gazetarët, Berisha tha se ata do të jenë kandidatë të Edi Ramës dhe akuzoi shefin e qeverisë se kërkon të zhdukë opozitën në vend.

 

Berisha: “Çdo kandidat që del, gjoja, është në emër të Edi Ramës. Kjo është shumë e qartë, ne e kemi përcaktuar Edi Ramën si armikun numër një të PD-së, si njeriun që kërkon të zhdukë opozitën dhe PD-në, por si njeriu që do të marrë përgjigjen më ndëshkuese për këto veprime, pasi PD është në të drejtën morale dhe kushtetuese për të qenë opozitë e pavarur.”

Berisha tha se kryeministri Rama dhe Lulzim Basha janë të lidhur bashkë në marrëveshjen mafioze të Portit të Durrësit.

Berisha: “Ju e shihni sot, përfytyroni për një moment, kjo marrëveshje ishte për tragjedinë e Shqipërisë, marrëveshje opozitë-pozitë, por jo si formacione politike, por si persona hajdutë.

Klani Rama dhe klani Basha, kjo është e faktuar. Ai që ishte, se ka njerëz që më thonë pse e thua, se e them për të vërtetën, se ai ishte administrator i simfonisë, ishte administrator edhe i Ramës, edhe i Bashës.

Ky njeri tha se dha dorëheqjen nga ndërmarrja e Bashës dhe jo nga simfonia. Por pas një muaji rezultoi se ishte sërish te të dyja. Pra, kjo ishte pika e mjaltit. Kjo do ishte e tmerrshme, opozita e blerë me marrëveshjen mafioze të Portit të Durrësit!”

Modifikuar më Premte, 25 November 2022 10:52
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...