Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, dhe kandidati në primare për Bashkinë e Elbasanit, përmes një statusi në rrjete sociale ka komentuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama sot në Parlament për projektin e Portit të Durrësit.
Boçi shprehet se fjalimet e Ramës ngjasojnë me fjalimet e viteve të shkuara ku nga e njëjta foltore betohej dhe përbetohej se inceneratorët do të ishin shpëtimi për “plehërat që kishin mbytur” Shqipërinë.
Boçi thekson se kryeministri Rama i ka bërë llogaritë gabim nëse ka zgjedhur t’i shkojë deri në fund marrëzisë për t’i rrëmbyer shqiptarëve Portin e Durrësit.
Statusi i plotë
⚠️Sa herë që e dëgjoni të ulëras dhe të shaj, dijeni se e ka një hall❗️
👉Për këdo që është çuditur me qulljen e Edi Ramës në seancë teksa fliste për megaaferën e “Portit të Durrësit” më së paku duhet t’i kuptojnë hallin! Duhet kuptuar halli i dikujt që duke u fshehur pas Mit’hat Frashërit, Ismail Qemalit, Gjergj Fishtës, Napoleonit dhe Fan Nolit përpiqet t’i hedh hi sy shqiptarëve për vjedhjen e pasurisë së tyre më të madhe kombëtare.
👉Leksiku i zgjedhur i Edi Ramës ngjason shumë me fjalimet e viteve të shkuara kur nga e njëjta foltore betohej dhe përbetohej se inceneratorët do të ishin shpëtimi për “plehërat që kishin mbytur” Shqipërinë. Për ironi të këtij shpëtimtari të madh të shqiptarëve, teksa në Parlament flitej për aferën e Portëve të Durrësit nga Edi Rama, deputeti i tij dënohej me burg për Inceneratorin e Elbasanit!
👉Nëse ka zgjedhur t’i shkojë deri në fund marrëzisë për t’i rrëmbyer shqiptarëve portin i ka bërë llogaritë gabim. Koha kur shokët e tij bënin burg për shefin e tyre nuk do të përsëritet. Faturën e madhe që po i prodhon shqiptarëve do të duhet ta paguaj ai vetë!