25 Nentor, Dita nderkombetare kunder dhunes ndaj grave.
Dhuna ndaj grave eshte shume me gjere se ajo e realizuar nga individe kriminele, qe pa dyshim duhen ndeshkuar rende.
Shume me e dhimbeshme dhe e rrezikeshme eshte ajo, qe realizohet nga rregjime, ideologji, mentalitete, impostime gjoja fetare fondamentaliste, radikale, ekstremiste.
Prandaj sot se pari duhet te perkulemi me nderim e admirim perpara rezistences, qe po bejne grate e Iranit, Afganistanit kunder atyre”rregullave” e ligjeve mizore ndaj tyre, qe aplikojne rregjimet e atyre vendeve.
Me luften, qe po bejne ato gra perballe keq perdorimit ekstrem te fese, per t’i shtypur e perdorur si skllave ato.
Ne fakt rregulla te tilla shtypese e diskriminuese, sic eshte perdorimi i “burkes”, poligamia, mohimi i te drejtes per arsim, jete sociale etj, takohen edhe ne vende e shoqeri te tjera, duke perbere nje rrezik real me perhapjen e tyre, ne emer te deformimit te fese.
Shqiperia, fatmiresisht eshte nje vend europian e perendimor, ku te tilla ideologji represive gjejne pak hapesira.
Megjithate solidarizimi me luften e atyre grave e pjeseve progresive te shoqerive ne ato vende larg nesh, eshte jo vetem nje obligim moral.
Por eshte edhe nje menyre parandalimi i perhapjes se te tilla fenomeneve ne shoqerine tone, per sot dhe per neser.
Prandaj krahas luftes se perditeshme kunder krimeve ordinere ndaj gruas, nuk duhet te mos jemi sensibel dhe ndaj atyre dukurive.
Nuk mund te qendrojme indiferente e te mos solidarizohemi me perpjekjet madhore qe po bejne e do te bejne jo vetem grate kunder atyre “rregullave” mizore, qe nen petkun e fese kane per qellim te perjetesojne shtypjet e diktaturat.