‘Nga Elbasani në Fier, kudo që shkon Taulant Balla, kapen fabrikat e kokainës’. Ky është denoncimi që bëri kryetari demokrat, Sali Berisha, pasi një zyrtar socialist u kap me kokainë në Fier.
POSTIMI I BERISHËS
Zbulohet fabrika e dytë e miellit të partisë, por në Çervenakë!
Viktor Çervenaku nga lista e rrogave del se është drejtor i burimeve njerëzore të OST. Drejtonte dhe fabrikën e miellit të partisë. Parti Shtet-Narkoshtet!
Lexoni mesazhet e qytetarëve dixhitalë!
“Doktor, të uroj shëndet e familjes tuaj te mrekullueshme çdo të mire po ashtu! Doktor, shtëpia laborator e drogës në Fier është e nëndrejtorit të OST, Viktor Cervanaku! Duhet thënë se ka lidhje shumë miqësore me Gramoz Ruçin, Rebani Jaupaj, zv/drejtorin e përgjithshëm të policisë, me Spiropalin dhe të shoqin dhe kanë shumë foto tejet miqësore me Edvin Ramën e Spiropalin në Frakull, Fier!”
“Mirëmbrëma Doktor, ne lidhje me operacionin e Fierit, veprimet kanë filluar në muajin gusht pas informacioneve të ardhur nga DEA dhe sasive të kokainës të kaluar nga porti i Tivarit, droga është porositur nga Viktor Çervenaku dhe i biri, janë kapur arme zjarri dhe pajisje që përdornin për laborator droge. Janë arrestuar 10 persona. Po pres informacione të tjera pasi më shkruajnë se në porosi ka dhe persona të tjerë”.
“Përshëndetje Dr. Si ka mundësi, kudo që shkon Taulant Balla drejtues politik, krijohen laboratorë droge?! Ishte në Elbasan, laborator në Xibrakë, shkoi në Fier, laborator droge edhe atje. Çfarë bën ky, transferohet më gjithë ekip në çdo vend?”
“Përshëndetje Dr. Meqë je në parlament, thuaj Ramës çfarë të lidh ty me Çervanakun e partisë?”