Kryeministri Edi Rama mbrojti dje mega-aferën e Portit të Durrësit, në një fjalim të mbushur me fyerje dhe ofendime.
Në një fjalim të gjatë në Parlament, Rama përdori një lumë akuzash dhe fyerjesh ndaj opozitës, duke i vënë asaj epitete nga më të ndryshmet. Kryeministri u mundua që të sqarohej se po fliste jo me fyerje, por me gjuhën e mësuesve të vetë, duke përmendur emra shkrimtarësh shqiptarë.
Janë 62 fraza fyese të kreut të qeverisë ndaj rivalëve të vetë politikë, gjatë 3 fjalimeve të tij në Kuvend, në intervale të ndryshme. Fyerjet kulmuan në fjalimin e tretë 53- minutësh të Ramës.
Në fund fare, Rama nuk e votoi projektin.
“Në fund “Pilati” as nuk firmosi e as nuk votoi vetë për vjedhjen e shekullit! A thua do i mjaftojë për t’i shpëtuar qelisë? Prapë “shokët” do bëjnë burg për të?” ironizon Edi Paloka.