Sot, më 26 nëntor, mbushen tre vjet nga tërmeti që goditi dhe tronditi Shqipërinë. Në përkujtim të asaj dite dhe të gjithë zhvillimeve që erdhën më pas, ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann, i ka përcjellë një mesazh me video, qytetarëve.shqiptarë: “Sot, 3 vjet pas tërmetit shkatërrues që goditi Shqipërinë , me krenari themi se falë mbështetjes së BE-së kemi shkolla të reja të rindërtuara me standardet e BE-së dhe qendra historike të rikthyera në shkëlqimin e tyre të plotë”.
E më tej, ambasadorja Hohmann ka bërë gjithashtu edhe një premtim: “Jam këtu për t’ju bërë edhe një premtim: Bashkimi Evropian është këtu për të vazhduar t’ju mbështesë, por edhe për t’ju ndihmuar të ndërtoni të ardhmen tuaj në Bashkimin Evropian”.