40 milion euro kokainë/ Roli i drejtorit të Ramës në trafikun e drogës

Saturday, 26 November 2022 10:16

 

Edhe pse Policia e Shtetit e mohoi dy ditë më parë që në operacion ishin forca të tjera, ditën e djeshme SPAK doli dhe tregoi pak detaje të një prej goditjeve më të mëdha në fushën e narkotikëve në vendin tonë.

Përpos personave të arrestuar, të cilët duket se kanë secili nga një rol të caktuar në grup, që thuhet se drejtohej nga një biznesmen, mësohet se ende në kërkim janë edhe 5 persona të tjerë. Tre pretendohet se janë në Kolumbi, ndërkohë dy janë në Shqipëri. Mendohet se bëhet fjalë për dy shtetas kolumbianë, të cilët kanë luajtur rolin e ‘mjeshtrave’ të përpunimit të lëndës narkotike brenda ambiente të banesës së zyrtarit të lartë shtetëror.


Ajo çka ra në sy në të gjithë punën hetimore që Prokuroria ka kryer në këtë goditje, është fakti se bëhet fjalë për një trafik të mirorganizuar, që nga momenti kur është hapur biznesi në Qendrën Kombëtare, nëse trafiku nis pikërisht atëherë. Por Prokuroria pretendon që nga ai moment e deri pak ditë më parë, ka dyshime që grupi të ketë kryer trafikun e kokainës me porosi të nisura nga Kolumbia dhe të kamufluara në tregtimin e plehut kimik dhe të frutave të thata.

Për pasojë u vunë në pranga pikërisht Viktor, Zenel dhe Denilson Çervanaku, Enxhi Ferhati, vajza e Genci Ferhatit, Nikolin Gjolena, Klajdi Kodra, Julian Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi dhe Marildo Rona.

Fokusi i hetimit për këtë linjë trafiku droge është ndërtuesi i njohur, Nikolin Gjolena. Ai bashkë me personat e tjerë të përfshirë në role konsiderohen si pjesë e trafikantëve që përmes tonelatave me pleh kimik futën në Shqipëri kokainë me vlerën mbi 40 milionë euro.

Sipas planeve, që janë dokumentuar edhe në dosjen hetimore, ngarkesa do të përpunohej në një laborator të improvizuar në Frakull të Madhe përmes ekspertizës së një kimisti kolumbian që hyri në vendin tonë pak javë më parë dhe vazhdon të jetë në kërkim.

Së bashku me të SPAK identifikoi pritësit që i hapën derën kokainës dhe që janë me rol kryesor në grup si Viktor Çervanaku, ish-kryetar komune, aktualisht drejtor drejtorie në OSHEE, vartës i ministres Belinda Balluku; djali i tij, Denilsoni dhe i vëllai Zeneli, i cili rezulton të jetë administrator i firmës që do të furnizohej me pleh kolumbian.

“Në portin e Kolumbisë ishte ngarkuar një sasi me pleh organik artificial, ngarkuar në kontejner me destinacion Pireun e Greqisë, tranzit për në portin e Barit, Mal i Zi, me porosi të një shtetasi shqiptar të Shqipërisë”, u shpreh prokurori Adnan Xholi.

Nga hetimet komplekse ku përfshihen dhjetëra orë përgjime dhe vëzhgime, sipas të dhënave hetimore, SPAK dyshon si financues kryesor shtetasin Nikolin Gjolena, i cili rezulton si personi që mblodhi të gjithë njerëzit e nevojshëm për të realizuar lëvizjen e mallit nga porti i Barit deri në Fier.

4 të tjerët, të cilët ranë në pranga të mërkurën pasdite në Rrugën e Arbrit, në vendin e quajtur Tujan, mësohet se kanë dalë në përgjime teksa sinjali i parë i dyshimeve ka ardhur në fakt nga policia portuale malazeze. Në fakt, Policia e Komisariatit Nr. 4 mori urdhër të ndërhynte për të ndaluar një mjet që po lëvizte me drejtim Peshkopinë për kontroll dhe verifikim personash. Dhe ashtu ndodhi. Në mjet ishin katër të rinj, tre prej të cilëve mjaft të njohur për drejtësinë, të cilët mbanin me vete 2 pistoleta. Më pas, në kontrollin e banesave të tyre u gjendën edhe dy kallashnikovë, por nuk u bë me dije nëse u gjend drogë apo ndonjë send tjetër komprometues.

Prokurori i çështjes saktësoi dje se: “Kanë vijuar sërish veprimet e zhdoganimit, veprimet e transportit, zhvendosjes së ngarkesës në disa qytete dhe vende të ndryshme në Shqipëri, deri në ditën e djeshme”.

Policia u tha se aktivizoi rreth 60 oficerë që vëzhguan e ndoqën trafikantët, të cilët kanë bashkëpunëtorë në Kolumbi disa shtetas shqiptarë të identifikuar dhe të shpallur në kërkim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...