Kryetari demokrat, Sali Berisha denoncoi dje me emër, atë që ai e quajti biznesmen pushteti. Bëhet fjalë për Amant Josifin, që sipas Berishës qëndron pas rrjetit të “call centera”-ve, ku janë mashtruar shumë qytetarë evropiane. Sipas kreut të PD-së, ky biznesmen ka mbështetjen e Olsi Ramës. Po ashtu, Berisha tregoi mekanizmin që kreu i qeverisë po përdor për t’u bërë më i pasur se Alabbar.
“Këtu kam denoncuar vjedhjet që po bëhen me bitcoin. Këtu kanë zbarkuar policitë e vendeve të BE-së, sepse rrjeti i ‘call center’-ave i identifikuar tani të një biznesmeni që quhet Amant Josfi, biznesmen pushteti ai që ka mbulimin e plotë të Olsi Ramës, u ka vjedhur qytetarëve evropian 2.2 miliardë euro. Duke i joshur, duke i mashtruar, blini bitcoin dhe vendoseni në këtë aplikacion se kompania jonë do ua vlerësojë 30% më shumë dhe ky bitcoin kalon në kuletat e hajdutëve shqiptarë, konvertohet në lekë ose depozitohet në Emiratet e Bashkuara. Ky është një nga mekanizmat që Rama do t’ia kalojë edhe princit të Emirateve për pasuri. Alabbar është i pasur, por Rama në këtë mënyre do bëhet më i pasur se Alabbar”, theksoi Berisha.
Berisha theksoi se nuk do të lejojnë projektin e Portit të Durrësit, ndërsa u bë ri thirrje qytetareve, por edhe investitorëve te mos hedhin asnjë leke aty.
“Ne edhe njëherë garantojmë se këtë projekt nuk do ta lejojmë, u bëjmë thirrje shqiptarëve mos shpenzoni asnjë lekë në këtë zonë krimi. U bëj thirrje kompanive që mos bëhen ortakë në këtë vjedhje monstruozë. Çdo njeri që merr përsipër të investojë do i ketë paratë e humbura dhe do konsiderohet bashkëpunëtor në krim. Parlamenti mbrëmë ishte arenë solidariteti në këtë krim monstruoz, por populli opozitar do thotë fjalën e tij. U them unë ju që kanë qenë absolutisht propozimet më racionale për ti dhënë përgjigje krizës. Kanë qenë amendamente të cilat çlironin shqiptarët nga dhimbjet e mëdha që po krijon kjo krizë mbi ta”, tha Berisha.
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, dha dje një detaj nga procedura e ndjekur për kontratën e Portit të Durrësit. Sipas tij, marrëveshja kuadër është firmosur nga vetë Kryeministri Rama, ndërkohë që sipas praktikave ajo duhej firmosur ose nga ministri i Infrastrukturës ose nga ai i Financave. Këtu Berisha ngriti dyshime se kjo marrëveshje ishte refuzuar të firmosej nga Ahmetaj. Ndër të tjera, Berisha ka akuzuar Kryeministrin se po fsheh aksionerët e një afere që shkon të paktën 4 miliardë euro dhe se KE-ja nuk e ka pezulluar, por e ka anuluar grantin për Portin e Durrësit.
“Dy vite më parë Rama u deklaroi shqiptarëve se Porti i Durrësit, do shndërrohet në marinën më të madhe në Mesdhe e porti i ri do ndërtohet në Porto Romano po nga kompania ‘Emaar’, që do ndërtonte marinën dhe portin e ri të Durrësit. Kjo ishte deklarata e tij. Cila është historia e këtij procesi plaçkitja më gjigandë që mund të jetë bërë, kurrë një kolonizator nuk ka bërë një gratitje të tillë si po bën Rama. Gradualisht, ‘Emaar’, shet 100% të aksioneve. Kush i bleu aksionet? Për t’i rënë shkurt, sot dihet që një pjesë të këtyre aksioneve i ka mbajtur Alabbar, një miliarder arab, por 60% të tyre nuk dihet kush. Rama nuk thotë emrat se është vetë me vëllain e tij e klientelën e tij.
A mundet një Kryeministër të fshehë aksionerët e një aferë që shkon të paktën 4 miliardë euro? Kurrë! Këta aksionerë i kanë financat ‘offshore’, janë të Ramës e Olsi Ramës në radhë të parë pastaj të enturazhit të tyre të përzgjedhur. Pas firmosjes së një marrëveshje bashkëpunimi me Emiratet e Bashkuara Arabe, që nuk firmoset kurrë nga Kryeministri. Por, kjo marrëveshje ka direkt firmën e Ramës. Ndoshta, Arben Ahmeti nuk ka pranuar të firmosë, nuk e di. Marrëveshja shkel në mënyrë flagrante Kushtetutën, marrëveshjen e stabilizim asocimit të Shqipërisë me 30 e ca vende të BE-së. A kishte garë? Asnjë garë, marrëveshja e kaluar me shpejtësi si kaluan djegësit me urgjencë në Parlament, thotë se përjashtohen nga procedurat e prokurimeve të gjithë veprimtaritë në kundërshtim me ligjet. Rama miratoi një ligj special për veten e tij. Akti i parë KE-së anuloi grantin 28 milionë euro për Portin e Durrësit”, deklaroi Berisha.