Balliu thotë se europianët janë më të sigurt mes protestuesve se sa në krah të Ramoviçit. Klevis Balliu akuzon Policinë e Shtetit se ka degraduar ndërsa shton se militantë e patronazhistë janë emëruar në Polici duke bërë pis uniformën e nderuar të Policisë së Shtetit.
Europianët më të sigurtë mes protestuesve se sa në krah të Ramoviçit. Degradimi i Policisë së Shtetit është një nga dramat më të mëdha të shoqërisë tonë. Militantë dhe patronazhistë të emëruar në Polici po bëjnë pis uniformën e nderuar të Policisë së Shtetit.
Policia e pushtetit sot është mbushur me individë që nuk kanë lidhje me Policinë, nga trafikantë, antarë bandash e deri tek hajdutët e fundit tek Liqeni Artificial, të cilët u raportuan në media se grabisnin të rinjtë në këtë zonë. Të sigurtë të jemi të gjithë se këta banditë me uniformë nuk mund të garantojnë sigurinë e lidereve të BE që vijnë në Tiranë. Por duhet të jemi të qartë gjithashtu se këta janë të emëruarit e partisë dhe nuk përfaqësojnë çdo efektiv të Policisë.
Në Policinë e Shtetit ka shumë efektivë të ndershëm që ndihen të turpëruar nga këta pseudo policë të Edi Ramës. Kriminalizimi i policisë është një nga krimet më të mëdha që i është bërë shtetit shqiptar, duke shkatërruar rendin dhe sigurinë publike.
Ndaj me 6 Dhjetor ne do të protestojmë për të mbrojtur Policinë e Shteti, rendin dhe sigurinë publike e padiskutim dhe sigurinë e aleatëve tanë europianë që do të jenë në Tiranë.
Por një gjë është e sigurtë se partnerët tanë Europianë janë më të sigurtë në protestën me pro europiane se sa në krah me Edvinoviçin. Me Edi Ramën Shqipëria dhe Policia është në rrezik.