“Policia e Shtetit njoftoi mbrëmë se nuk njeh Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Lidhur me këtë njoftim, i rikujtoj këtyre vasalëve të Edi Ramës, se Kushtetuta nuk njeh kufizime për protestat dhe liritë e qytetarëve.
Në këtë datë do vërshojnë të gjithë ata që ëndrrën evropiane e kanë më të çmuarën për të ardhmen e tyre. Në datën 6 do të vërshojnë të gjithë ata që shohin vlerat evropiane si më të çmuarat.
Do jetë një protestë që nuk është parë ndonjëherë. Do jetë një protestë ku do buçasë në çdo anë thirrja: E duam Shqipërinë si gjithë Europa. Thirrja: Edi Rama dhe narkoshteti nuk përfaqësojnë Shqipërinë, Edi Rama dhunues kryesor i votës së lirë në Europë pas Lukashenkos, Edi Rama, një vasal i verbër i Vuçiçit dhe avokat mjeran i Rusisë së Vogël dhe Putinit.
Kemi kaq motive për të qenë në shesh duke garantuar sigurinë e plotë të miqve tanë, të cilët i përshëndesim dhe e konsiderojmë nderim të madh për kombin shqiptar. Por Edi Rama nuk përfaqëson votën e lirë, ai përfaqëson narkoshtetin dhe gjithçka që e shndërroi këtë popull në popullin e gomoneve. Kështu që ne duhet të jemi aty, të gjithë së bashku, dhe do jemi,” tha Berisha.
"Tubimi do jetë më i madhi që është zhvilluar ndonjëherë në historinë e këtij vendi. Nuk ka forcë në botë që të pengojë mbajtjen e atij tubimi, që ka si synim madhor, për të dëshmuar përkushtimin dhe vokacionin e popullit shqiptar, për të dëshmuar revoltën e këtij populli ndaj një njeri që i ka shndërruar shqiptarët në njerëz të gomoneve. Që po i dëmton dhe po i varfëron shqiptarët".