“Edi Rama i ka bërë llogaritë gabim. Hakmarrës primitiv, ai kërkon të fshijë partinë që përmbysin pushtetin e etërve të tij, që anëtarësoi Shqipërinë në NATO dhe shtroi rrugën e integrimit, që transformoi infrastrukturën e këtij vendi dhe realizoi projekte madhështore në Europë siç është TAP.
I pyetur disa herë për mbrojtjen e votës nga blerja, Berisha tha se PD do propozojë votimin e detyruar.
Detyrimi për të marrë pjesë në votim është një detyrim pozitiv për të ushtruar një të drejtë themelore. Vendet që kanë pasur problem me blerjen e votës e kanë vendosur këtë ligj dhe ky ligj ka pasur sukses në eliminimin e këtij fenomeni,” tha Berisha.
Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama që të mos prekë votat në zgjedhjet vendore të majit. Ai iu drejtua kreut të qeverisë duke i thënë se “prite cunamin nëse bën cunam”, duke shtuar se “kurrë nuk do ta gëzojë”.
“Nuk dua të kem asnjë iluzion se Rama, siç e paralajmëroi në Peshkopi, e ka ndërmend të bëjë cunam. Do i them prite cunamin nëse bën cunam, të jetë i bindur se kurrë nuk do ta gëzojë”, u shpreh Berisha.