Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e konsideroi si antikushtetues dhe të diktuar nga Edi Rama refuzimin e policisë për protestën e 6 dhjetorit. Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në rrjetet sociale, Berisha tha se qytetarët do të vërshojnë në shesh me thirrjen, e duam Shqipërinë si gjithë europa. Lideri i opozitës përshendeti liderët europianë që do jenë në samit dhe nga ana tjetër e konsideroi Ramën si dhunues të votës së lirë, vasal të verbër të Vuçiçit dhe avokat të Rusisë së Vogël dhe Putinit.
Lideri i opozitës Sali Berisha e konsideroi të paqenë refuzimin e policisë për protestën e 6 dhjetorit dhe deklaroi se populli opozitar do të vërshojë në shesh. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Berisha tha se policia është vasale e Edi Ramës dhe solli në vëmendje se Kushtetuta nuk njeh kufizime për protestat dhe liritë e qytetarëve e po kështu shtoi se Komisioni Europian, kërkoi që e drejta për protestë të respektohet.
Do jetë një protestë që nuk është parë ndonjëherë. Do jetë një protestë ku do buçasë në çdo anë thirrja, E duam Shqipërinë si gjithë Europa. Berisha përshëndeti liderët europianë që do jenë në samit dhe nga ana tjetër e konsideroi Ramën si dhunues të votës së lirë, vasal të verbër të Vuçiçit dhe avokat të Rusisë së Vogël dhe Putinit.
Berisha renditi hapat qe do ndjekë opozita kundër aferës së Portit të Durrësit.
"Së pari, ne kemi dërguar në Kushtetuese marrëveshjen. Së dyti do krijojmë një Komision Hetimor. Së treti do qëndrojmë me mosbindje civile dhe të gjitha format. Së fundmi, u bëj thirrje qytetarëve dhe kompanive që të qëndrojnë larg kësaj mega-afere."-tha Berisha.
I pyetur për mbajtjen peng të logos së Partisë Demokratike, Berisha kishte një mesazh të qartë për Edi Ramën. Berisha u ktheu pergjigje qytetarëve edhe për çeshtje të tjera sensitive, që nga ligji për investitorët strategjike, taksa për profesionistët e lirë e deri tek trau në rrugën e kombit