Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha se kryeministri shqiptar, Edi Rama i ka futur thikat vazhdimisht pas shpinës së Kosovës.
Por ai tha se edhe në Shqipëri, Edi Rama po zbaton platformën e shpopullimit shqiptar të Vaso Çubrilloviçit.“Edi Rama nuk është vetëm vasali i neveritshëm i serbomadhit Vuçiç. Ai është njeriu që po shkatërron më shumë se kushdo tjetër, materien, qenien, identetitin kombëtar të shqiptarëve. Me politikat e tij, ai ka përzënë 27 përqind të popullsisë vetëm drejt BE, pa llogaritur në vendet tjera.
Në këtë kontekst ai meriton urdhrin e artë të Çubrilloviçcit, ai ka zbatuar me përpikmëri platformën e tij për dëbimin e shqiptarëve.Ai është hajduti më i madh i të gjitha kohërave, tejkalon çdo hajni të kryer ndonjëherë, mjafton të kujtoj vjedhjen më të madhe që po bën ndonjëherë, atë të Portit të Durrësit.
Në këto rrethana, sot është një ditë kushtrimi për të gjithë shqiptarët, të qëndrojmë më shumë se kurrë të bashkuar kundër këtij armiku të egër të interesit kombëtar, kundër këtij armiku të egër të qenies kombëtare, kundër këtij armiku që po shpopullon dhe e shndërron Shqipërinë në kombin e gomoneve.
Dita e Flamurit dhe e Pavarësisë është një kushtrim për shqiptarët: në këmbë, në këmbë, në këmbë,” tha Berisha.