“Hapësira jone publike nuk janë çiflige të bllokuara me tapi. Na duhet të jemi më shpesh bashkë dhe të punojmë së bashku.
Rrezik është mosveprimi, jo veprimi. Vendet tona ballafaqohen me probleme, nga i cili më i mprehti është largimi i rinisë. Dua t’u dërgoj një mesazh atyre që kanë marrë udhën e dhimbshme të kurbetit: Mërgimtarët janë mbështetje ekonomike e madhe dhe burim demokratizimi. E di se atje nuk po shkoni për qejf, por prej brengës. E di që ende nuk kemi bërë mjaftueshëm për t’ua kthyer besimin në institucione, drejtësi, shtet dhe politike që ta mendoni rritjen e fëmijëve në dheun tuaj. Por ne do e vazhdojmë këtë betejë deri në fund dhe do e fitojmë edhe me ndihmën tuaj. Shqipëria bëhet, Kosova bëhet. Puna është rruga jonë, nderi e besa janë cilësitë tona ne do t’i tregojmë botës se ashtu siç po nxjerrim këngëtarë, shkencëtarë, sportistë e afaristë ashtu do të bëjmë shtetin dhe demokracinë e suksesshme,” tha Kurti.