Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar një video në rrjete sociale ku duken qartë shqiptarët të cilët janë nisur me gomone drejt Anglisë.
Sali Berisha shprehet se shqiptarët kanë braktisur vendit si pasojë e keqqeverisjes së Edi Ramës dhe qeverisë së tij pa atdhe dhe pa flamur.
Ky është 110 vjetori i Pavarësise së Shqiperisë nën monizmin e Edi Ramës! Rama dhe qeveria e tij e shpopullimit të Shqiperisë janë pa atdhe, pa komb e flamur! Te dashur miq, këtë 110 vjetor edhe në këtë dite të bekuar qindra e mijëra shqiptarë janë të detyruar të largohen nga vendi, nga mjerimi, nga dëshpërimi
Të detyruar nga Edi Rama dhe qeveria e tij pa atdhe, pa komb, e pa flamur, pjesa më vitale e shoqërisë lë pas familjen, njerëzit më të dashur, Shqipërinë. Po qeveri e turpit dhe gomoneve po përzë të rinjtë tanë, fëmijët tanë, të largohen nga toka e tyre.