Shefi Organizimi në Partinë Demokratike Klevis Balliu, i ftuar në emisionin “Open” në News24 ka deklaruar se Viktor Çervanaku, ish-kryetar i bashkisë Frakull në Fier, ishte i rëndësishëm në PS.
Kjo pasi sipas tij në Partinë Socialiste nuk ecet sipas rëndësisë së institucionit ku punon, por se sa i lartë je në hierarki në biznesin e drogës. Ai e ka akuzuar qeverinë si të lidhur me drogën, ndërsa shtoi se i vjen keq për disa deputetë të PS që janë kapur dhe nuk mund të dalin pasi kërcënohen me fëmijët dhe familjet.
LEXO EDHE:
Mustafa: Rënia e partisë s'ka ndodhur nga Agim Veliu! S'krahasohet me Rakiç, Kurti s'shkarkoi asnjë serb
“Se ky ishte edhe analist. ‘Opozita, inceneratorët, Rama, Rama se në një vrimë i bini ju të gjithë’, shkruante në një status. Sepse luftonte kundër opozitës se luftonte të mbante mazhorancën, i çonte partia linjën që duhet të mbante. Më 15 nëntor postimi. Shih linja e partisë. Ky s’ka qenë i rëndësishëm? Ky ka qenë i përfshirë, ka qenë polic, analist, bos droge që i duheshin ca para për të justifikuar vilën sa e Pablo Escobarit dhe gjeti rrogën ke OST. Që të kishte një llogari rrjedhëse.
Mendoni se hierarkia në PS funksionon sipas punës në institucioneve, funksion sa rol ke në drogë.
Drogë në Shqipëri nuk kalon po nuk deshi qeveria. Kjo është droga dhe paratë e Ramës. Kajmakun, Prengën, Rrajën kush i caktoi unë apo ju? Ky i vë dhe i heq. I vë në punë dhe i heq. I nxjerr nga burgu. Mazhorancë e lidhur kokë e këmbë me drogën. Më vjen keq për deputetë të PS që janë kapur dhe nuk kanë nga të shkojnë. Janë bandë dhe të kërcënojnë me fëmijë e familje.”-tha Balliu.