Kryeministri Edi Rama tentoi sot të shmangte përgjegjësinë se urdhri për shembjen e Prestigj Resort ëhstë dhënë nga ai.
Por Syri Tv siguron dokumentet e vendimit për shembjen e resortit në pronësi të biznesmenit Irfan Hysenbelliu, njëherësh edhe pronar i televizionit Neus 24.
Nga dokumentet vërtetohet se si rrallë herë apo për herë të parë, një aksion shembjesh nga IKMT është firmosur nga vetë kryeministri Edi Rama.
Në vendimin e datës 19 tetor 2022, Këshilli Kombëtar i Territorit ka vendosur që të anulojë lejen për Prestigj Resort dh eta listojë atë mes 20 objekteve për ti ccuar fadromat.
Në vendimin e firmosur nga kryeministi Edi Rama dhe ministrja Belinda Balluku, theksohet se Këshilli Kombëtar i Territorit vendosi të deklarojë përfundimin e procedurave administrative për 24 aplikime, të paraqitura për miratim, e në përfundim të anulojë Lejen e Ndërtimit me argumentin se këto subjekte nuk kanë përmbushur detyrimet karshi shtetit apo për plotësimin e dokumenteve.
Në pikën katër të këtij vendimi, është pikërisht urdhri për anulimin e lejes së ndërtimit për Prestigj Resort e dhënë që prej datës 7 mars 2016.
Syri Tv mëson se shkak për shembjen e Prestigj Resort, një investim me vlerë 30 milionë euro është bërë mospagimi i disa taksave, ndërsa ndërtimi është bërë me leje të posaccme, kjo e vërtetuar nga një tjetër dokument i lëshuar pikërisht nga Drejtoresha e IKMT-së Dallëndyshe Bici, e cila sot po zbaton urdhrin për shembje.
Sipas dokumentit të firmosur nga Bici më 25 prill 2017 Resorti Prestigj është duke u ndërtuar konform lejes së dhënë po nga Këshilli Kombëtar i Territorit. Por përpos të gjitha procedurave dhe lejes së dhënë sot fadormat e IKMT kanë shkuar për të shembur resortin me vlerë, 30 milionë euro, i cili deri pak javë më parë, ishte ndër më të preferuarit e kryeministrit Edi Rama dhe Taulant Ballës për relaks personal apo për mbledhje qeverie.